Futboll Seria A Sport

“FLUTURON” NË BRAZIL PËR PËRFORCIME/ Leonardo mbyll marrëveshjen me talentin e Portos…

Milani ka kohë që ka nisur të interesohet për mesfushorin me tipare sulmuese që luan me Gremio, 23-vjeçarin Everton Soares. Sipas “Sportmediaset”, Leonardo është nisur për në Brazil, për të takuar lojtarin dhe menaxherin e tij, për të mbyllur transferimin e tij te kuqezinjtë në merkaton e verës.

Leonardo është nisur në jug të Brazilit, duke u përpjekur të bëjë një hap të rëndësishëm në transferimin e mesfushorit te Milani, për të evituar konkurrencën. Everton është një mesfushor që i pëlqen të niset nga e majta, për të finalizuar më pas me të djathtën, këmbën e tij të preferuar.

Gremio e ka blinduar lojtarin, duke vendosur një klauzolë prej 80 milionë eurosh, por shuma mund të përgjysmohet. Leonardo ka marrëdhënie shumë të mira me skuadrën braziliane, ndaj ky transferim mund të mbyllet edhe me 40 milionë euro.

“Jam i kënaqur nga fakti që një klub i madh si Milani është interesuar për mua. Të shohim se si do të përfundojnë gjërat. Bisedoj shpesh me Paqueta dhe nëse gjërat shkojnë mirë, mund të bëhemi shokë skuadre te Milani”, tha Everton.

Related posts

TRONDITET skuadra angleze/ “Ylli” i ekipit tre muaj jashtë fushës së blertë

Isa.Autor

Arrihet marrëveshja mes klubeve, futbollisti italian plotëson dëshirën

Sadik.Autor

TRONDITET BRAZILI/ Eleminohet nga BOTERORI, Kroacisë i “buzëqesh” fati me penalltitë

F.autor

Leave a Comment