Champions League Futboll Sport

DEKLARATA PËR DYSHEN DOMINUESE TË FUTBOLLIT/ Ish-presidenti i “Djajve të Kuq”: CR7 egoist, ndërsa Messi…

Presidenti i Manchester United nga viti 1980-2003, Martin Edwards në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ka hedhur disa “shashka” më shumë në lidhje me konkurrencën që është mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

“Kam parë për së gjalli të luajnë fenomene si Pele dhe Di Stefano, por mund të them se Messi është nivel tjetër, nuk ka më të mirë se ai”, tha Edwards.

Ronaldo erdhi tek United sapo u larguar ju, si iu duk?

“Kur e pashë për herë të parë ishte 18 vjeç, ishte kundër Bolton në gusht dhe isha i emocionuar. Ai bëri shumë lëvizje me topin, ne këta i quajmë ‘poni që bëjnë truqe”, që do të thotë kuaj me aftësi të veçanta, që dëshiron të shkëlqejë, të hyjë dhe të bëjë goditje magjike. Ishte si një vetëtimë. Më pas u zhvillua më tej, por ne nuk mund ta imagjinonim këtë”, tha ish-presidenti i United për përshtypjet e para rreth CR7.

Gjithsesi ai shpjegoi se Ronaldo mbetet një lojtar që mendon më shumë për veten e tij, ndërkohë që Messi merr përsipër të gjithë lojën e skuadrës dhe angazhohet në të gjitha drejtimet.

Edwards tha se këtë sezon favoritë për të fituar Champions League mbetet Barcelona dhe Manchester City, ndërsa pas tyre vjen Juventus, por nuk përjashton as Liverpool. Ndërkohë që për kundërshtar në këtë fazë do të kishte preferuar Porto ose Tottenham, gjithsesi shtoi se ndeshja e së mërkurës në “Old Trafford” do të jetë përcaktuese.

Related posts

VENDIM I PAPRITUR/ Inzagi drejt shkarkimit, një nga arsyet… mbrojtja me tre

F.autor

Shtypi argjentinas, i pamëshirshëm: U rikthye fantazma e 2014-ës

Sadik.Autor

MIQËSORJA NË FUNDJAVË/ Kërcet shpulla në fushën e lojës

Delo.autor

Leave a Comment