Futboll Seria A Sport

U SULMUA SHOKU I EKIPIT ME KORE RACISTE/ Shpërthen ylli i Juventusit: Është për të ardhur keq që…

Emre Can është bashkuar me korin e lojtarëve, që e kundërshtojnë fort racizmin në futboll, i shfaqur ditët e fundit edhe në Itali. Ai i ka etiketuar autorët si idiotë. Aktet raciste nga tifozët janë bërë shqetësues në të gjithë Europën, ndërsa Mali i Zi përballet me një akuzë të tillë nga UEFA, pasi Raheem Sterling dhe disa bashkëlojtarët e tij ishin në shënjestër të tifozëve kundërshtarë, gjatë fitores 5-1, në kualifikuesen e “Euro 2020”, muajin e kaluar.

Një nga shokët e ekipit të Can, i riu Moise Kean, u sulmua për ngjyrën nga tifozët e Cagliarit. Kjo ndodhi në fitoren 2-0 të Serie A, ku ai shënoi një gol në fund. Raste racizmi në futboll po ndodhin në të gjithë botën, – tha gjermani me “rrënjë” turke për DAZN. – Për mua, kjo është e trishtueshme. Ndiej vërtet keqardhje.

Nuk ka rëndësi si dukeni, prej nga vini, çfarë feje praktikoni, as ngjyra e lëkurës. Ne jemi të gjithë qenie njerëzore. Kushdo që nuk e respekton këtë, është një idiot dhe duhet të qëndrojë larg nga stadiumet e futbollit, edhe nga shoqëria jonë. Është për të ardhur keq që ky problem nuk po mund të zgjidhet, ndaj mendoj se secili prej nesh duhet të marrë pjesë në luftën kundër racizmit“.

Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan u ballafaquan me një reagim të ashpër për takimin me presidentin turk. Emre Can tha se është kundër të gjitha formave të diskriminimit, por tregoi gatishmëri të shpjegonte pse nuk pranoi të takohej vetë me Erdogan: “Unë jam futbollist, jo politikan. Kjo është arsyeja, pse nuk doja të shkoja atje“.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Habit Klopp: Tifozët tanë preferojnë më shumë titullin në…

Delo.autor

Anulohet ndeshja Kosovë – Bregu i Fildishtë

Sadik.Autor

DANI ALVES SYNON RIKTHIMIN TEK BARCELONA/ La Liga nuk e lejon, fjalën e fundit do ta thotë trajneri Xavi

Delo.autor

Leave a Comment