Champions League Futboll Sport

DËMTIMI QË PËSOI ME KOMBËTAREN/ Ronaldo mban në ankth ekipin, ja shanset për të luajtur ndaj Ajaxit

Cristiano Ronaldo vijon t’i mbajë në ankth bardhezinjtë, pas dëmtimit që pësoi me kombëtaren. Sidoqoftë, situata e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” shihet me më tepër optimizëm në orët e fundit, njofton “Tuttosport”. Vetë trajneri Allegri ishte ai që e konfirmoi këtë në konferencën për shtyp, por nuk dha shumë sqarime mbi disponueshmërinë e mundshme të CR7 për Ajax-Juventusit: “Përparimi është pozitiv, por në këtë rast duhet marrë parasysh edhe simptomatologjia e lojtarit. Kanë mbetur edhe nëntë ditë deri në përplasjen me Ajax, prandaj ka edhe pak kohë për ta vlerësuar sa më mirë situatën”.

Kampioni i Juventusit, në fakt, sipas “Tuttosport”, është rikuperuar praktikisht nga lëndimi i lehtë i muskujve, që pati një javë më parë me Portugalinë, por prania e tij në çerekfinalen e parë të Champions-it mbetet në dyshim. Juventusi nuk ka ndërmend të marrë përsipër rreziqe. Përkundrazi, dëshiron të shmangë edhe rrezikun më të vogël të rikthimit të parakohshëm të yllit portugez, gjë që do të dëmtonte të gjithë pjesën finale të sezonit të Cristiano Ronaldos.

Gjasat janë që, nëse portugezi nuk do të jetë 100% të mërkurën tjetër, në Amsterdam, ai nuk do të jetë atje. Qëllimi madhor i Allegrit është që ta ketë Ronaldon plotësisht gati për ndeshjen e dytë, kundër Ajax, të planifikuar në Torino, gjashtë ditë më vonë. Këto ditë, Cristiano Ronaldo, përveçse iu nënshtrua seancave klasike të fizioterapisë, vazhdoi të stërvitej në pishinën e shtëpisë për të ruajtur tonin e muskujve dhe përshpejtuar kohën e rikuperimit, sa më shumë që të jetë e mundur.

Vullneti i CR7 është që të jetë në dispozicion të Allegrit, qysh në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, por fjala e fundit do të thuhet nga stafi mjekësor bardhezi. Imperativi i Juventusit është vetëm një: zero rreziqe. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, kur Cristiano Ronaldo, gradualisht do të kthehet në punë me shokët e tij. Për momentin, shanset për ta parë atë në fushën e lojës, në Amsterdam, nuk i kalojnë 50%.

Related posts

PREZANTIMI ZYRTAR/ Tirana publikon FOTOT: Ja UNIFORMAT e reja

Sadik.Autor

90 FITORE NË FORMULA 1/ “Rekordmeni” Hamilton: Në Mugello ishte si të fitoja 3 gara

Delo.autor

ZYRTARE/ Lacio prezanton drejtorin e ri sportiv, njihuni me zëvendësuesin e Igli Tares

F.autor

Leave a Comment