Futboll La Liga Sport

DIEGO COSTA REFUZOI TË STËRVITEJ ME EKIPIN/ Simeone zbulon të ardhmen e yllit, ja ku vendos të luajë

24 orë pas lajmit se Diego Costa ka refuzuar të stërvitet me Atletico Madrid ka ardhur reagimi i trajnerit Diego Simeone. Në prag të ndeshjes që “colchoneros” do të luajnë me Eibar në kampionat, trajneri argjentinas ka sqaruar gjithçka. Si për sa i përket çështjes ashtu dhe për të ardhmen e sulmuesit spanjoll.

“Diego refuzoi të stërvitej? Kjo është një çështje e brendshme, të cilën e kemi zgjidhur që dje. Sot Diego është stërvitur rregullisht, ashtu si gjithnjë. Gjykimi im për të nuk ndryshon: Ka përjetuar një sezon negativ për shkak të dëmtimeve. Megjithatë, nuk kam asnjë dyshim që sezoni i ardhshëm do të jetë i jashtëzakonshëm për të”, tha Simeone.

Deklaratë që lë të mendosh se Diego Costa do të qëndrojë në Madrid edhe sezonin tjetër. “A do të jetë këtu? Unë them që PO. Megjithatë, sot për sot nuk je i sigurtë për asgjë në jetë”, u shpreh Diego Simeone. Sulmuesi e ka mbyllur para kohe sezonin pas pezullimit prej 8 javësh që ka marrë.

Related posts

Udhëtimi i pabesueshëm i Gabriel Jesús: Nga pikturimi i rrugëve të Sao Paulos në Botëror

Sadik.Autor

CAGLIARI-MILAN/ “Kuqezinjtë” kërkojnë të triumfin për të kryesuar i vetëm në renditje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E PABESUEHME/ Napoli në kaos, rebelohen lojtarët, Ancelotti shpërfill UEFA-n

Delo.autor

Leave a Comment