Futboll Seria A Sport

DISFATA TORINEZE QË REZULTOI E RËNDË/ Gattuso si një boksier në “tapet”: Kur luaja unë tek Milani ishte…

Gennaro Gattuso është si një boksier në tapet. Nuk është ende K.O., por ka marrë aq shumë goditje, saqë numërimi duket i kotë, pavarësisht nga tentativat për t’u ngritur.

Trajneri i Milanit është më jetëgjati te kuqezinjtë këto vitet e fundit, por nuk ka bërë asnjë më shumë se paraardhësit e vet, edhe pse në muajt e shkuar e përmbytën në elozhe, si zakonisht kur gjërat shkojnë mirë.

Tani po ndodh e kundërta, mediat dhe analistët po e fundosin Milanin e tij dhe po ashtu thuajse të gjithë bien dakord që Gattuso nuk e gjen dot rrugën drejt suksesit, në një klub shumë larg lavdisë së vet dhe me kufizime të mëdha financiare.

Edhe vetë Gattuso e ka kuptuar këtë gjë dhe nuk fshihet më, duke shfryrë dufin, gjatë prezantimit të librit “Da Calciopoli ai Pink Floyd” nga Alberto Costa.

Sot është një epokë ndryshe. Nuk duhet të harrojmë që gjërat kanë ndryshuar, një trajner duhet të gjejë lojtarë të gatshëm të sakrifikojnë. Sot duhet të tregosh kujdes të madh kur u thua diçka djemve, sepse më pas mund të nisin të ankohen, kërkojnë alibi: gjërat kanë ndryshuar, tani secili sheh punën e vet, duke i bërë gjërat sipas dëshirës“, tha Gattuso, dukshëm i zhgënjyer nga një futboll ku tashmë sundojnë milionat, menaxherët dhe rrjetet sociale.

“Tani të rinjtë dëgjojnë muzikë të huaj, hip hop, në kohën time dëgjonim muzikë italiane. Tani qeshin me ty, po të vendosësh muzikën italiane të viteve ’80, Pupon, por unë preferoj atë, jo ato shpifësirat hip hop ku nuk merr vesh asnjë fjalë. Tani të gjithë kanë kufje dhe 20 minuta para stërvitjes shohin ndeshjet e kampionateve të tjera.

Kur luaja unë te Milani ekzistonin rregulla dhe respekt për to. Shpëtimi i Milanit në ato vite ka qenë respektimi i rregullave, pak herë duhej të ndërhynte Galliani. Ishim vetë ne lojtarët që shkonim në seli dhe i kërkonim të ndërhynte kur kishim ndonjë problem, tani nuk respektohet më historia. Mentaliteti i lojtarëve ka ndryshuar, duhet të bësh kujdes, më parë duhej thjesht të heshtje.

“Ditën e parë në Milanello u rruajta, e lashë lavamanin paksa pis… Costacurta më mori me shpulla, që aty e kuptoje menjëherë mentalitetin. Galliani donte që të vazhdoja, si futbollist, por nuk ndihesha më rehat, nuk flisja më të njëjtën gjuhë me brezat e rinj. Shumë lojtarëve nuk u pëlqente ajo që unë, Abbiati dhe Ambrosini thoshnim”.

“Champions 2007? Ishte një moment shumë i keq dhe na çuan në Maltë nga inati, edhe pse Galliani nuk dëshiron ta pranojë dhe nxjerr si justifikim një sponsorizim. Duhej të ishte ngrohtë, por gjetëm acar. Ishim tym, tërë nerva, por nga ato ditë e fituam Champions League dhe Ancelotti e di. Deri në orën 5 të mëngjesit rrinim bashkë, 12-14 persona, me nga një gotë verë përpara – po ta bësh sot të marrin për idiot. Tani nuk e bën dot, lojtarët arratisen sa mbarojnë së ngrëni, ndërsa ne rrinim ulur së bashku për orë të tëra, edhe në kombëtare.

“Për të qenë kampionë të mëdhenj duhet koherencë, në fushë e jashtë saj, nuk mjafton talenti. Dikush që nuk mungon kurrë, në  asnjë  stërvitje, që është gjithnjë i përpiktë, që bën punën dhe respekton çdo rregull. Për këtë Maldini ka qenë më i miri në botë, sepse ishte gjithnjë gati, perfekt”.

Related posts

Për Buffon vjen edhe një super-ofertë nga Premier League…

Sadik.Autor

”LARGOHU NGA UNË SE DO TË TË RRAH”/ Zbardhet kërcënimi i drejtorit të Juventus ndaj drejtuesit të Inter

Delo.autor

VIDEO/ Atletico Madrid fiton ndaj Getafes, Costa shënoi dhe u përjashtua nga loja

Q.Autor

Leave a Comment