Basketball Të tjera

NBA – PLAY OFF/ Denver kalon në çerekfinale, Leonard bën liderin te Toronto

Denver Nuggets është skuadra e fundit çerekfinaliste e Play Off-it të NBA, pasi ka eliminuar në fazën e 1/8-ave skuadrën e San Antonio Spurs, me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Përballja mes këtyre dy skuadrave ishte e balancuar dhe gjithçka u vendos vetëm në sfidën e fundit në “Pepsi Center” të Denverit, ku vendasit arritën të triumfojnë me rezultatin e ngushtë 90-86, për të kaluar në çerekfinale.

Gjysma e parë e sfidës u dominua totalisht nga Nuggets, të cilët pas dy fraksioneve të para, ishin shkëputur me 13 pikë. Spurs u zgjuan vetëm në gjysmën e dytë të takimit, dhe arritën të reduktojnë diferencën, por pa ia dalë të kthejnë takimin. Kanadezi Murray, bashkë me serbin Jokiç, ishin protagonistë për Denverin, pasi të dy bashkë shënuan 44 pikë, 14 asiste dhe 20 rikuperime.

Po mbrëmjen e djeshme, u zhvillua edhe sfida e parë çerekfinale mes Toronto Raptors dhe Philadelhpia 76ers, e cila foli për kanadezët, që në “Scotia Bank Arena”, fituan 108-95. Raptors nuk diskutuan për anjë moment suksesin, pasi ishin dukshëm superiorë ndaj kundërshatrit, duke fituar të 4 fraksionet e lojës.

Leonard ishte më i miri io sfidës, pasi arriti t’u japë kanadezëve 45 pikë, dy asiste dhe 11 rikuperime, ndërsa përballja e radhës mes dy skuadrave do të jetë në sërish në Toronto, më 30 Prill.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Covid-19 vijon të prek sportin, ndërron jetë trajneri i karatesë në Kosovë

Delo.autor

E BUJSHME NË MOTO GP/ Tërheqje në mes të sezonit, “Doktor” Rossi zbulon të ardhmen

Delo.autor

PA PUBLIK DHE AP YJE/ “All Star Game 2021” në dilemë prej koronavirusit

Delo.autor

Leave a Comment