Champions League Futboll Sport

DO TË PËRBALLEN ME BARCELONËN NË CHAMPIONS/ Van Dijk në hall: Kjo është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur

Virgil van Dijk pranon ankthin që ka ai dhe Liverpooli për kërcënimin e lojtarit më të mirë në botë, Lionel Messi, kur të përballen me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Qendërmbrojtësi holandez do të jetë ndër ata, që do të përpiqet ta “fusë në kafaz” argjentinasin e rrallë, por e pranon se kjo përbën një sfidë serioze për të.

I pyetur nga “Viasport” se si ka në plan ta ndalë Messin, holandezi ka thënë: “Nuk e di, do të shohim. Do të jetë një përplasje e shkëlqyer për të gjithë ne. Natyrisht, jemi shumë të lumtur që jemi në gjysmëfinale dhe kjo është e vetmja gjë që mund të them për momentin.

Ne duhet të luajmë si skuadër, që të kemi sukses. Futbolli nuk është kurrë lojë një kundër një, nuk është vetëm unë kundër një sulmuesi të veçantë.

Gjithmonë, luajmë të gjithë kundër të gjithëve dhe mendoj se kjo është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur mirë. Do të jetë shumë e vështirë ndaj Messit. Edhe unë mendoj se është lojtari më i mirë në Botë, por do të shohim”.

Related posts

VLERËSIMI/ Paraqitja dinjitoze ndaj Romës, Kastriot Dermakun e mund vetëm super-Marashi

Delo.autor

MË 17 TETOR DO TË LUHEJ DERBI I KRYEQYTETIT/ Ja të gjitha javët e “djegura” nga bojkoti i kampionatit

Delo.autor

Suarez i uron mirëseardhjen Coutinhos tek Barcelona (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment