Champions League Futboll Sport

DOPJETË DËSHTIMI NË CHAMPIONS/ “Spiuni” Ter Stegen zbuloi shënimin e Solskjaer (FOTO+VIDEO)

Manchester United u mund 3-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, në një sfidë ku nuk patën mundësi të konkurrojnë, sepse dy golat e shpejtë të Messit mbyllën llogaritë e kualifikimit.

Në pjesën e dytë trajneri norvegjez i dha një shënim me letër sulmuesit Rashford, ku shkruhej formacioni që kalonte nga 4-3-3 në 4-4-2, me Mc Tomminy dhe Fred në qendër të mesfushës dhe Lingard e Pogba në krah. Ndërsa në sulm Martial shtyn përpara krah Rashford.

Gjithsesi sulmuesi e ri e lëshoi letrën pas një dyluftimi me Pique, para zonës së portierit Ter Stegen. Gjermani shkoi me ngadalë dhe e mori letrën duke lexuar udhëzimet e fundit të trajnerit rival dhe analizoi vendosjen e re të sulmuesve që qëndronin para tij.

Related posts

PO BËHET VIRALE POZA PAS FITORES NDAJ MILAN/ “Gardiani” Szczesny: Na donin të vdekur, por Juventus… (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Pritej prej kohësh, United shkarkon Ten Hag, vendosin dhe për zëvendësuesin e tij

F.autor

E SHTUNA SPORTIVE/ Bundesliga “ndizet” me Borussia-Bayern, Genoa pret Napolin

Isa.Autor

Leave a Comment