Moto GP Sport

MotoGP/ Zarco dhe ëndrra që iu kthye në makth, flet piloti

E nisi nga ‘poleposition’, të dielën Johan Zarco me Monster Yamaha Tech 3 për një moment ëndërroi fitoren në Çmimin e Madh të Francës. Për fat të keq, ëndrra e tij u transferua në një makth, dhe Zarco që humbi gjithçka në kthesën e 8, pothuajse në nisje të rrugës.

Francezi, sidoqoftë, nuk ishte i vetmi pretendent që përfundoi në zhavorr, me Andrea Dovizioso-n me Ducati që u rrëzua kur kishte marrë në dorë komandën e garës në xhiron e pestë, ndërsa Andrea Iannone me Suzuki doli jashtë që në xhiron e parë.

“Ka qenë një mëkat i vërtetë, do të më shërbejë si leksion”, kjo është “mea culpa” e Johan Zarco-s, i cili shtoi: “Duhet të isha më tepër në 100%, të mendoja se si të isha para Marquez-it, i cili ma bëri garën më të komplikuar.

Marc më superoi dhe nuk mund të rrija pas djemve sepse do të kisha humbur shumë pozicione, ja përse kërkova që të rikthehesha shpejt në vendin e dytë, por në kthesën e tetë hyra pak shpejtë dhe motori ishte ende i rëndë, provova që të frenoja por më pas rashë. Nuk prisja që të përplasesha. Kështu, është mëkat. Ishte Çmimi i Madh i Francës, të gjithë po thërrisnin emrin tim”.

Related posts

HUMBËN SUPERKUPËN/ Casemiro gjen FAJTORIN: “Ta harrojmë Ronaldon”

Isa.Autor

“PËRGJIGJA E DUHUR”/ Klopp ia kthen Mourinhos: Nuk duhet gjykuar vetëm në trofe, unë nuk mund…

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Kukësi. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment