Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E GRIZMAN NË DILEMË/ Atletico gati të paguajë klauzolën e yllit portugez…

Atletico Madrid po vëzhgon me kujdes situatën e sulmuesve të momentit. Ata e kanë të qartë se nëse vjen një ofertë e duhur për Antoine Griezmann, ai do të largohet në fund të këtij sezoni (Barcelona pritet të jetë destinacioni i tij).

Për këtë, trajneri Diego Simeone po përgatit terrenin për pasuesin e tij. Emri është i qartë: Joao Felix. Do jetë pikërisht sulmuesi portugez që do blihet për 120 milionë euro, aq sa ka edhe klauzolën, me paratë që do të sigurohen nga shitja e sulmuesit francez.

Ka qenë gazeta portugeze “Record” që ka zbuluar këtë lajm të ri, sepse deri tani dihet interesi nga shumë klube të mëdha evropiane.

Pep Guardiola është i sigurt që t’i paguajë klauzolën 19-vjeçarit dhe ta marrë tek Manchester City në Premier League.

Gjithsesi Juventus po punon fort me agjentin Jorge Mendes, i cili u takua me Fabio Paratici, drejtori sportiv i bardhezinjëve. Vetë Felix duke se është i hapur rreth kalimit në Torino, ideja për të luajtur krah Cristiano Ronaldos e tundon atë. Megjithatë Benfica e refuzoi ofertën e parë të Juventusit prej 75 milionë euro.

Nuk duhet harruar që edhe Real Madridi interesohet për sulmuesin anësor, madje madrilenët kanë qenë klubi i parë që e ka ndjekur nga afër portugezin, i cili ka shpërthyer me gola së fundi.

Related posts

E PAPRITUR/ Jep dorëheqjen trajneri i ekipit të Kategorisë së Parë

F.autor

Shtohen pretendentët për talentin e Cagliarit

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Tottenham rinovon kontratën me Alderweireld për…

Delo.autor

Leave a Comment