Futboll Seria A Sport

NIS REVOLUCIONIN NGA “THEMELET”/ Juventusi ka gati ofertën për yllin e Serie A…

Barzalji do t’i japë fund futbollit pas këtij sezoni, Xhorxho Kielini është një vit më i madh dhe Martin Kaseres do të largohet nga Juventusi. Kjo gjë bën që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” të nisin menjëherë punën për të forcuar mbrojtjen, i cili është një nga repartet më të rëndësishëm në kampin bardhezi.

Emrat në listën e Paratiçit janë të shumtë dhe pasurohen dita-ditës me të dhëna, të cilat do të nxjerrin përfundimin për të afruar më të mirët. Nuk bëhet fjalë vetëm për qendërmbrojtësit, por edhe për lojtarë krahu. Emri që qëndron në krye të listës është ai i Manolasit, i cili prej kohësh pëlqehet nga Juventusi dhe ky mund të jetë viti i duhur për transferimin e madh.

Manolas është një mbrojtës që, përveç detyrave të tij, ndihmon shumë ekipin në nxjerrjen e topit dhe përkrah Bonuçit do të përmirësohej më shumë. Mbrojtësi i Romës nuk është i vetmi në listën e dëshirave. Stefan Saviç i Atletikos së Madridit është një tjetër, i cili është shumë i fortë në lojën e ajrit dhe në duelet një për një. Por drejtori sportiv, përveç emrave të afirmuar si Marselo dhe Darmian, po studion edhe disa pista të tjera që lidhen me lojtarë të rinj.

Ruben Dias i Benfikës është pjesë e kombëtares portugeze dhe Romero i Xhenoas janë profile që pëlqehen. Daniele Rugani ka firmosur rinovimin dhe konsiderohet pjesë e rëndësishme për të ardhmen, por në rast të një oferte të kënaqshme mund të sakrifikohet. Të ardhurat në këto momente janë të rëndësishme për të rregulluar bilancet, të cilat patën një luhatje pas transferimit të Ronaldos.

Related posts

ZYRTARE/ Kastriotit nuk ndalet me afrimet, krutanët transferojnë mbrojtësin e Partizanit…

Delo.autor

“KAM PARË SHERRE ME PISTOLETA, THIKA DHE SHISHE”/ Sulmuesi rikthehet te katalanasit: Jam rritur mes drogës e bandave

Delo.autor

Aubameyang largohet në Kinë për një shifër rekord

Q.Autor

Leave a Comment