Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E ILKAY GUNDOGAN TEK INTERI/ Mesfushori kërkon shumën e çmendur, ja vendimi i Marottës

Transferimi i mesfushorit gjerman Ilkay Gundogan te skuadra e Interit nuk ka për të qenë aspak e lehtë për t’u realizuar. Madje zikaltërit po mendojnë të heqin dorë nga ky operaicon në merkato.

Shkak është bërë shuma e lartë që ka kërkuar mesfushori 28-vjeçar që luan me skuadrën e Manchester City. Gundogan ka kërkuar një rrogë prej 9 milionë eurosh në sezon, një shumë tepër e lartë për zikaltërit.

Gjithsesi, Beppe Marotta mendon se mund të negociojë me lojtarin para se të merret vendimi përfundimtar. Kontrata e Gundogan skadon në verën e vitit 2020, por mesfushori ka refuzuar rinovimin e saj me City.

Interi ka kohë që synon lojtarin, por kjo kërkesë e lartë e tij ka ndalur bisedimet, të paktën për momentin. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, zikaltërit do të shohin për ndonjë alternativë tjetër në rast se dështon pista “Gundogan”.

Related posts

Ancelotti uron Bayern-in, Robben paralajmëron klubin

Sadik.Autor

SI ËSHTË E MUNDUR? Gol i çuditshëm në Holandë, shikoni si sulmuesi shënon pa e prekur topin (VIDEO)

Delo.autor

U BË E NJOHUR PAS NATËS SË ZJARRTË ME ICARDIN/ Modelja argjentinase tashmë fiksohet me… Messin

F.autor

Leave a Comment