Futboll Sport

ZYRTARE/ Sulmuesi Kale vishet bardhekuq, futbollisti brazilian prezantohet te skuadra e re

Tashmë është zyrtare, Elton Kale i bashkohet Gjilanit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nga Anamorava, nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare.

Braziliani i cili së fundmi ishte pjesë e Tiranës, ka firmosur për 2 edicione me skuadrën bardhekuq që drejtohet nga Ismet Munishi.

Kale ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur në Superiore, teksa do të kërkojë të lerë gjurmë edhe në futbollin kosovar. 32-vjeçari brazilian, për sa i përket ekipeve shqiptare në të kaluarën ka veshur fanellën e Kukësit, Flamurtarit dhe Tiranës, ndërkohë që ka pasur eksperienca pozitive dhe në Brazil, Portugali, Rusi dhe Greqi

NJOFTIMI ZYRTAR I GJILANIT: 

É𝐥𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐚𝐥é 𝐢 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭

𝘚𝘱𝘰𝘳𝘵 𝘊𝘭𝘶𝘣 𝘎𝘫𝘪𝘭𝘢𝘯𝘪 𝘬𝘰𝘮𝘶𝘯𝘪𝘬𝘰𝘯 𝘢𝘯𝘨𝘢𝘻𝘩𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘧𝘶𝘵𝘣𝘰𝘭𝘭𝘪𝘴𝘵𝘪𝘵 É𝘭𝘵𝘰𝘯 𝘊𝘢𝘭é.
𝘒𝘭𝘶𝘣𝘪 𝘬𝘢 𝘨𝘫𝘦𝘵𝘶𝘳 𝘢𝘬𝘰𝘳𝘥𝘪𝘯 𝘮𝘦 𝘧𝘶𝘵𝘣𝘰𝘭𝘭𝘪𝘴𝘵𝘪𝘯 𝘱ë𝘳 𝘢𝘯𝘨𝘢𝘻𝘩𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘵𝘪𝘫 𝘮𝘦 𝘧𝘢𝘯𝘦𝘭𝘭ë𝘯 𝘬𝘶𝘲 & 𝘣𝘢𝘳𝘥𝘩ë 𝘱ë𝘳 𝘥𝘺 𝘦𝘥𝘪𝘤𝘪𝘰𝘯𝘦𝘵 𝘦 𝘳𝘢𝘥𝘩ë𝘴.
𝘊𝘢𝘭é 𝘭𝘶𝘢𝘯 𝘯ë 𝘱𝘰𝘻𝘪𝘵ë𝘯 𝘦 𝘴𝘶𝘭𝘮𝘶𝘦𝘴𝘪𝘵 𝘵ë 𝘬𝘳𝘢𝘩𝘶𝘵, 𝘯𝘥ë𝘳𝘴𝘢 𝘵𝘦 𝘎𝘫𝘪𝘭𝘢𝘯𝘪 𝘷𝘫𝘦𝘯 𝘯𝘨𝘢 𝘳𝘢𝘥𝘩ë𝘵 𝘦 𝘒𝘍 𝘛𝘪𝘳𝘢𝘯ë𝘴.

𝘛ë 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩ë 𝘯ë 𝘚𝘊 𝘎𝘫𝘪𝘭𝘢𝘯𝘪 𝘪 𝘥ë𝘴𝘩𝘪𝘳𝘰𝘫𝘮ë 𝘊𝘢𝘭é𝘴 𝘮𝘪𝘳ë𝘴𝘦𝘢𝘳𝘥𝘩𝘫𝘦 𝘯ë 𝘬𝘭𝘶𝘣, 𝘥𝘶𝘬𝘦 𝘪 𝘶𝘳𝘶𝘢𝘳 𝘴𝘩𝘶𝘮ë 𝘴𝘶𝘬𝘴𝘦𝘴𝘦.

Related posts

GOL DHE ASIST/ Armando Broja e nis në mënyrë të shkëlqyer fazën përgatitore me Chelsea-n

Delo.autor

GJIMSHITI GATI KUNDËR RONALDOS NË CHAMPIONS LEAGUE? Gasperini jep lajmin e mirë

Delo.autor

MBAHET LARG FUSHAVE MË SHUMË SEÇ DUHET/ Nainggolan: Jam kritikuar shumë tek Interi. Të gjithë…

Delo.autor

Leave a Comment