Champions League Futboll Sport

STATISTIKAT NË CHAMPIONS/ Ja skuadra favorite për të fituar trofeun

Kanë mbetur katër skuadrat e fundit: Dy angleze (Liverpuli dhe Totenhemi), një spanjolle (Barcelona) dhe një holandeze (Ajaksi i Amsterdamit).

D4Yi70pXkAIr8dQ

Barcelona, Liverpuli, Ajaksi dhe Totenhemi premtojnë spektakël në 180 minutat e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve. Më shumë se gjithë të tjerët premtojnë katalanasit.

Dhe po e nisim me golat e shënuar: ata kanë realizuar deri në këtë fazë të Champions-it 23 gola, duke u konfirmuar sulmi më i fortë (Mesi kryeson listën e golashënuesve të kompeticionit me 10 gola dhe 3 asiste). Katalanasit prodhojnë edhe më shumë në këtë fazë, ku kanë regjistruar 71 goditje në kuadrat, edhe pse jo gjithmonë marrin më të mirën. Capture1

Por Ernesto Valverde krenohet edhe me repartin e mbrojtjes. Barcelona ka pësuar vetëm 6 gola deri tani, më pak se çdo gjysmëfinaliste tjetër. Edhe te zotërimi i topit, ata janë sërish kampionë (e mbajnë topin 63.35 % mesatarisht për ndeshje), ashtu siç janë të pakonkurrueshëm edhe në fushën e pasimeve dhe saktësinë e tyre: 7012 në total, saktësia e të cilave ka qenë 89.02%.

Capture2

E vetmja kategori ku spanjollët humbasin në përballjen direkte të statistikave, është saktësia e goditjeve (përjashtuar ato të bllokuara): 50.4%. Shënjestrën më të mirë e ka skuadra e Totenhemit, e cila e gjen kuadratin e kundërshtarit në 56.7% të rasteve.

Related posts

Gati revolucioni tek Gjermania, “sakrifikimi” i parë mban emrin e Ozil

Sadik.Autor

Vettel “pole position” në Hockenheim, Hamilton dëmton makinën, i 14-ti

Isa.Autor

SERGIO RAMOS POSTOI NJË FOTO ME BENZEMA NË RRJETET SOCIALE/ Modric bën “Trolling”: Ku e ke parkuar kalin?

Delo.autor

Leave a Comment