Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E POGBA TEK REAL MADRIDI? Ja zgjidhja e këtij “ekuacioni” të ndërlikuar

Te Manchester United besojnë që, pasi Paul Pogba tha publikisht se “e ka ëndërr të luajë te Real Madridi i Zinedine Zidane”, ai ka ndryshuar mendje. Ose të paktën kjo është ajo që “Daily Mail” pretendon. Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i “Djajve të Kuq”, pohon se Pogba është më mirë se kurrë: Unë nuk shoh asnjë ndryshim tek ai, kur flasim. Gjithmonë jep më të mirën nga vetja, e do dhe respekton shumë fanellën e Manchester United”. 

Të njëjtën gjë mbështet edhe gazeta britanike në fjalë, sipas së cilës lidhja e palëve nuk e ka humbur forcën. “Daily Mail” mbështetet te një burim i brendshëm i klubit anglez, për të shpjeguar situatën: Ju nuk mund të shihni ndryshim në raportin Pogba-Manchester United, pavarësisht thashethemeve në lidhje me Real Madridin. Ai është i lidhur sa më parë me klubin aktual dhe kjo duket qartë në gjuhën e trupit të tij dhe përqendrimin që ka”.

Në fakt, performanca e Pogba ka pasur njëfarë rënieje. Pasi mbeti jashtë në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen e kthimit kundër PSG, ekipi i tij ka luajtur dhjetë ndeshje, në të cilat francezi ka arritur të shënojë vetëm një gol (në “FA Cup”, kundër Chelsea) dhe të japë dy asiste (në “FA Cup” kundër Chelsea dhe në Premier League kundër Crystal Palace). Disa statistika, larg nga ato të zakonshme për të, duke pasur parasysh se ka shënuar 14 gola dhe dhënë 11 asiste në 40 ndeshje të këtij sezoni.

Ndonëse ky ndryshim nuk demonstrohet në qëndrim, është e vërtetë se mesatarja e golave dhe asisteve është zhvlerësuar ndjeshëm. Nga ana tjetër, gazeta angleze beson se nuk do të jetë e lehtë për lojtarin të bashkohet me Real Madridin, duke ditur se ka edhe dy vite kontratë (plus një tjetër opsionale) në “Old Trafford”. Pra, Manchester United nuk do ta lejojë atë të largohet. Dhe në rastin e Real Madridit, ekzistojnë dyshime nëse do të zyrtarizojë një ofertë për kampionin e botës, duke ditur që përfaqësuesi i tij është Mino Raiola…

Related posts

Arrihet marrëveshja, kjo është blerja e dytë e Barcelonës

Q.Autor

ZYRTARE/ Xhemalaj i bashkohet Teutës, rikthim i bujshëm në Durrës (FOTO)

F.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Alaves. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment