Futboll Ligue 1 Sport

E ARDHMJA E TIJ NË UDHËKRYQ/ Sulmuesi francez: Argëtimin nga futbolli e shikoj vetëm tek…

Kohë më parë, Ben Arfa u përfol se ishte në planet e Barcelonës. Pastaj kaloi te PSG, një vendim që fillimisht u duk mjaft pozitiv në karrierë, por, sikurse duket qartë, futbollisti e ka peng mosveshjen e fanellës së skuadrës katalanase. Ai e ka pranuar këtë në intervistën e dhënë për “France3”.

Ben Arfa është aktualisht lojtar i Rennes, por kontrata i përfundon këtë verë. E ardhmja e tij mbetet e paqartë, por argëtimin nga futbolli e shikon vetëm te Barcelona: Aty luhet futbolli i vërtetë, me kontroll e qarkullim topi, që argëton këdo. Në klubet e tjera ka shumë lojë mbrojtëse, shumë taktikë, por kjo është vetëm baza.

Le të krahasojmë pak futbollin e Barçës me taktikat e Kupës së Botës në Rusi dhe e kupton dallimin e madh. Për fat të mirë, ekziston Barça, që na e kujton futbollin e bukur. Duke parë Kupën e Botës së verës së kaluar, e kupton se futbolli i bukur po vdes, nuk na bën më të ëndërrojmë. Loja e kombëtareve të atij Botërori ishte e mërzitshme, përveç asaj të Kroacisë. Kënaqësia e kësaj loje është zhdukur“.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Dortmund shtang trajnerin Klopp, i kërkon 90 milionë euro për yllin…

Delo.autor

I PËRSOSUR? MESSI tregon çfarë do donte të PËRMIRËSONTE tek vetja

Isa.Autor

RRËFIMI I FRIKSHËM I FUTBOLLISTIT/ Vrasje, magji e zezë dhe inçest

Isa.Autor

Leave a Comment