Futboll Sport

DEBUTOI ME EKIPIN E PARË 14 VJEÇ/ Barcelona zbulon pasardhësin e “Pleshtit” në Amerikë (FOTO+VIDEO)

Fernando Ovelar është një nga emrat e shënuar me shkronja të mëdha në zyrat e klubit të futbollit të Barcelonës. Sulmuesi, vetëm 15 vjeç, ka debutuar tashmë me ekipin e parë të Cerro Porteno dhe luan me kombëtaren U-17 të Paraguajit.

Pak më shumë se një muaj më parë, emisarë të Barçës vizituan Amerikën e Jugut. Dy përfaqësuesit ishin Pep Boada dhe José Mari Bakero. Të dy kishin si synim të shihnin nga afër disa ekipe, me vëmendje të veçantë te Edwin Valencia (16 vjeç). Ata mësuan më shumë edhe për progresin sportiv të Fernando Ovelar.

Ky i fundit bëri histori, kur debutoi 14 vjeç me fanellën e Cerro Porteno. Përveç kësaj, në ditën e debutimit të tij, ai shënoi gol pas 15 minutash, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e kampionatit paraguajan.

 

Related posts

“DO TË NDAHEMI ME NJË LEGJENDË SIÇ AI MERITON”/ Trajneri Guardiola: Aguero, një luan që vret në 5 metra

Delo.autor

DRIDHET LAZIO/ Kryeqytetasit rrezikojnë të mbeten jashtë Ligës së Kampioneve

Delo.autor

“ME IGLIN FLAS ÇDO JAVË”/ Lorik Cana: Tare në 3 më të mirët në rolin e tij gjatë 10 viteve të fundit

Delo.autor

Leave a Comment