Futboll Sport

E BUJSHME/ “Arusha” Bejzade emërohet trajner në Gjermani, ja cilën skuadër do drejtojë

Ish-sulmuesi Skerdi Bejzade është një emër i njohur në futbollin shqiptar. Për vite me radhë, ai ka dhënë një kontribut të padiskutueshëm me ekipet e Superiores. I pagëzuari me nofkën “Arusha”, 44-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e Dinamos, Vllaznisë, Partizanit, Elbasanit në Superiore duke shënuar një numër të konsiderueshëm golash. Ndërkohë që nuk kanë munguar eksperienca jashtë vendit ku është aktivizuar për disa sezonesh me Arminia Hanover.

Bejzade prej 2 vitesh ndodhej në Hanover me familjen e tij, ndërsa së fundmi i është besuar posti i trajnerit te skuadra e Arminia Hanoverit. Në të kaluarën elbasanasi drejtonte një ekip të rinjsh, teksa tashmë vjen përgjegjësia e madhe.

Në të kaluarën Bejzde ka drejtuar Partizanin dhe Kamzën, ndërkohë që kjo do të jetë eksperienca e parë si trajner i një ekipi A jashtë Shqipërisë. Ndihmës i 44-vjeçarit te Arminia Hanover do të jetë shqiptari Ylli Qokaj. Në një prononcim për mediat gjermane, në lidhje me aventurën e re, Bejzade u shpreh:

“Klubi është një çështje zemre për mua. Unë u befasova kur më pyetën nëse kisha dëshirë për të marrë ekipin e parë. E kam shpeshherë edhe stërvitjen e tyre. Kam pasur shumë biseda me lojtarët, sepse tani fillon edhe faza e nxehtë e planifikimit të sezonit”.

Related posts

Ish-futbollisti i Interit harron xhelozinë, tani i jep “like” fotove të gruas në… (FOTO)

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Pas një asist nga Modric, mesfushori Perisic ndëshkon Qipron (VIDEO)

Delo.autor

KA PËRJETUAR NJË “MAL” ME PROBLEME/ Klubi i Paok merr vendim për të ardhmen e Kaces

Delo.autor

Leave a Comment