Futboll Ligue 1

Alarm te PSG, Emery përballet me Pastore dhe Cavani

Në të kaluarën kanë bërë historinë e Palermos, por tashmë prej disa vitesh, Edinson Cavani dhe Javier Pastore militojnë në Ligue 1 me PSG, duke mahnitur “Parc de Prince” të Parisit. Të dy, të mbërritur në kryeqytetin francez pas rrugëtimesh të kundërta në Siçili, me Cavani që realisht shpërtheu falë tre sezoneve të përjetuara me fanellën e Napolit, gjatë orëve të fundit kanë tërbuar trajnerin e Paris Saint-Germain Unai Emery.

Arsyeja? Vonesa në rikthimin e tyre nga pushimet e fundvitit. Ndërkohë që Pastore, u rikthye dje, për të shuar zërat mbi një largim të tijin në këtë merkato dimri, mungesa e Cavanit bëri që tifozët francezë të dyshojnë për një dënim të mundshëm nga ana e klubit.

Që të dy, pasi justifikuan mungesën në rifillimin e përgatitjeve stërvitore, u nxorrën jashtë listës së futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e Kuës së Mbretit, kundër Rennes. Trajneri i PSG, do të vlerësojë tashmë gjëndjen e tyre për ndeshjen e ardhshme në Kupën e Ligës kundër Amiens. Vetë trajneri Emery në prag të sfidës, zbuloi se është përballur me të dy futbollistët, duke u dhënë atyre një mesazh të qartë: “Po, kam folur me ata. Si personalisht, ashtu edhe me skuadrën.

Ajo që u kam thënë do të qëndroj brenda grupit dhe skuadrës. Gjëja më e rëndësishme është grupi. Që të dy futbollistët duhet të vazhdojnë të punojnë për të rekuperuar vonesën. Do të vijohet me ata që janë më mirë, do të shihet si janë futbollistët për nesës dhe do të vendosim”.

Related posts

PAS NDESHJES GIMNASIA-ROSARIAO/ Maradona dhe gjesti i dyshimtë që bëri xhiron e botës (VIDEO)

Delo.autor

REJA NDRYSHON SËRISH/ Zbuloni si do të luajë Shqipëria sonte kundër Izraelit

F.autor

STAFETA E DY SULMUESVE/ Dibala-Higuain, një luks që mund të shkaktojë … probleme

Delo.autor

Leave a Comment