Futboll Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ronaldo i kërkon agjentit ta rikthejë te skuadra e…

Kristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “Don Balon”, kampioni portugez i ka thënë menaxherit të tij Zhorge Mendesh se dëshiron që të largohet nga Italia në fund të këtij sezoni, duke risjellë zërat e një rikthimi te Mançester Junajtid, që është gati të ripresë në “Old Trafford” sulmuesin.

Ai erdhi në “Teatrin e Ëndrrave” në moshën 18-vjeçare nga Sportingu, por mesa duket edhe në moshën 36- vjeçare, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” mendohet se mund t’i japë një marsh më shumë skuadrës së “Djajve”. Por kampionët e Italisë do të tentojnë deri në fund për ta bindur CR7-ën që të qëndrojë, të paktën deri në vitin 2022, kur i skadon kontrata në Torino.

Që kur është larguar nga Mançesteri drejt Madridit, 36- vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën e tij që një ditë të rikthehet sërish në klubin ku u bë një futbollist i
madh. Në 2014-ën, Ronaldo tha: “Unë e dashuroj Mançesterin. Të gjithë e dinë këtë. Junajtid është në zemrën time. Tifozët janë fantastikë dhe një ditë do të doja që të rikthehesha”. Dhe nëse CR7 do të këmbëngulte që të ndryshonte ambient, Juve pa dyshim që do t’ia plotësonte dëshirën, sepse nga ana tjetër do të hiqte barrën e një rroge stratosferike në këto kohë të vështira financiare.ronaldo man utd

“Don Balon” ka kohë që shkruan për një rikthim të portugezit te “Djajtë”. Në janar, ata shkruanin se Junajtid kishte përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurosh për Juven.

Related posts

“I KËRKOVA RONALDOS QË TË ULËRINTE NË FUSHË”/ Pirlo lëshon alarmin: Nuk kam më zëvendësime në dispozicion

Delo.autor

SFIDA BOLOGNA-INTER/ Apeli lë në fuqi për riluajtjen e ndeshjes, “Zikaltërit” lëvizin gurin e fundit

Delo.autor

ELIMINATORET “EURO 2020″/ “Azzurrët” shënojnë dy gola të shpejtë ndaj Armenisë, ja “perlat” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment