Futboll

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ish-pronarët e Formula 1 duan Milanin, ja çmimi “galopant”

Në fushë po tentohet të arrihet Champions League, pas 6 vitesh mungesë, jashtë saj po programohet e ardhmja. Janë muaj deçizivë këto për Milanin, ndërsa strategjia e Elliott ka qenë e qartë që në fillim kur iu mor Yonghong Li: rikthim në elitë, rritje e faturimit të parave dhe më pas shitje për të përfituar ekonomikisht.

Të interesuarit, sigurisht, janë të shumtë, por për momentin ende asnjë hap konkret. Nga ajo që shkruan “Milano Finanza”, një fond edhe më i fuqishëm se Elliott është afruar dhe ka kërkuar të dijë vlerën e klubit. Bëhet fjalë për CVC Capital Partners, e specializuar në sektorin privat dhe shërbime financiare, publike, telekomunikacion dhe farmaceutikë.

Administron më shumë se 52 miliardë dollarë mes aktivitetit në Europë dhe Azi, me kapacitet investimi deri në 109 miliardë dollarë. Fondi anglez, që ka qenë shumë kohë pronar i Formula 1, ka trokitur në derën e Paul Singer, pronarit të Elliott. 1 miliardë euro është kërkesa për të shitur aksionet e Milanit.

Shifër që ka larguar investitorët apo blerësit e mundshëm. Sakaq, bilanci i sezonit 2018-2019, që do të mbyllet në qershor, regjistron një humbje të barabartë me 70-80 mln euro. Fondi duhet të ndërhyjë, për të rifutur kapital, në pritje për të parë nëse do ta shesë Milanin apo mbajë edhe një apo dy vite, për ta rritur edhe më shumë vlerën.

Related posts

Çudia në Japoni, 50-vjeçari Miura rinovon kontratën me Yokohaman

Q.Autor

LIVE/ Milan-Lazio, Joaquin Correa kalon mysafirët në avantazh

Delo.autor

HUMBJA E SUPERKUPËS/ Lopetegui: Nuk ndryshon politika e REALIT në Merkato

Sadik.Autor

Leave a Comment