Futboll Premier League Sport

LAJM I MADH NGA SPANJA/ Barcelona trondit “Djajtë e Kuq” para çerekfinales, ja ylli që synon t’i marrë

Marcus Rashford është “diamant” për Manchester United. 21-vjeçari anglez është kërkuar prej kohësh nga Real Madridi, ndërkohë që është përfolur edhe interesimi i Barcelonës për të. Sidoqoftë, klubi nga “Old Trafford” nuk ka ndërmend ta lejojë të largohet kaq lehtë. Për më tepër, shifrat e nënshkrimit të tij do të duhet t’i tejkalojnë në çdo rast 100 milionë stërlinat, të cilat janë të paktën 115 milionë euro.

Në Angli, media si “The Mirror”, “Daily Mail” dhe “The Sun” thonë se Barça është e gatshme ta paguajë këtë shumë për sulmuesin, megjithëse nuk ka nevoja emergjente në repartin e saj ofensiv. Të njëjtat burime tregojnë se ardhja e Rashford në “Camp Nou” përfshin një tjetër lëvizje në skuadrën katalanase. Dhe nuk është asgjë më pak se largimi i Coutinhos.

Në fillim spekulohej se sulmuesi do të largohej nga Manchester United, në rast se Mourinho do të kishte mbetur trajner aty, pasi marrëdhëniet mes të dyve nuk ishin të mira. Me ardhjen e Solskjaer, gjithçka duket se ka ndryshuar. Lojtari dëshiron të rinovojë me “Djajtë e Kuq”, madje bisedimet tashmë kanë filluar mes dy palëve.

Gjithsesi, në Angli vazhdojnë të këmbëngulin se sulmuesi do të largohet dhe tani shohin Barcelonën si një destinacion të mundshëm. Rashord i përfundon kontrata me Manchester United verën e ardhshme, por klubi dëshiron ta mbrojë atë, si një nga lojtarët më të paguar. Paga e tij vërtitet aty te 15.8 milionë stërlina çdo vit, aq sa merrte Wayne Rooney në vitin 2017.

Related posts

MEDIAT SLLOVAKE/ Mbrojtësi i Interit nën shënjestrën e ekipit gjigand spanjoll

Isa.Autor

E BUJSHME/ Messi aktivizon “klauzolën e Argjentinës” me PSG-në, kombëtarja para klubit

Delo.autor

Goditja për t’u harruar, në Angli të gjithë po tallen me Welbeck

Q.Autor

Leave a Comment