Formula 1

E BUJSHME/ Njihuni me pilotët më të pasur në historinë e Formula 1, ja shifrat faraonike

Lewis Hamilton po konfirmohet një prej pilotëve më të suksesshëm në Formula 1 dhe jo vetëm për rezultatet në pistë.

Një klasifikim i agjencive të specializuara në financat sportive dhe në bazën e të dhënave të Formula Money, e vendosi pilotin britanik në krye të emrave më të paguar në të gjithë historinë e garave spektakolare me makina.

Plot 489 milionë dollarë ka arritur të fitojë Lewis Hamilton që nga viti 2007 e deri më sot mes pagës stratosferike që merr nga skuadra e Mercedes, bonuseve të majme të ardhur nga rezultatet impresionuese në cirkuit dhe kontratave të Formula 1 me platformat televizive.

Në vendin e dytë është legjenda e automobilizmit, Michael Schumacher i cili gjatë karrierës së tij mitike ka fituar plot 464 milionë dollarë.

Shkalla më e ulët e podiumit plotësohet nga spanjolli Fernando Alonso i cili ka grumbulluar 458 milionë dollarë.

Related posts

DRAMË AMERIKANE/ Verstappen terrorizon makinat McLaren në llogaritë e titullit

F.autor

Verstappen: Dua një makinë të shpejtë dhe të garoj për titull

Q.Autor

FERRARI NË KOLAPS/ Piloti Vettel s’mban më: Katastrofë. Nuk e di se çfarë ndodhi, por…

Delo.autor

Leave a Comment