Futboll Seria A Sport

ËSHTË I PANDALSHËM NË ITALI/ Ja top-formacioni i Juventusit në 8 vitet e fundit (FOTO)

Juventusi është i pandalshëm në Itali. Bardhezinjtë kanë vendosur “diktaturën” e tyre në Serie A dhe në Kupën e Italisë, por mbeten ende në kërkim të lavdisë në Europë. Liga e Kampionëve është kthyer në “fiksim” për tifozët dhe presidentin Agnelli, por Allegri dhe të tijtë nuk ia kanë dalë mbanë. Kanë shkuar dy herë në finale në pesë vitet e fundit, por kanë dështuar për ta fituar trofeun.

Këtë sezon, pavarësisht marrjes së goleadorit më të mirë në historinë e këtij kompeticioni madhor kontinental për klubet e futbollit, CR7, “Zonja e Vjetër” u eliminuar që në çerekfinale. “Djelmoshat e tmerrshëm” të Ajax bënë suprizën e madhe, duke i dërguar para kohe në shtëpi kampionët italianë. Sidoqoftë, me fitoren e fundit ndaj Fiorentina-s, bardhezinjtë u shpallën për herë të tetë radhazi kampionë të Serie A.

Ndërkohë, “La Gazzetta dello Sport” ka hartuar top-formacionin e Juventusit, sipas saj, në tetë vitet e fundit, kur titulli në Itali është parë me “dylbi” nga gjithë të tjerët. Në videon e mëposhtme mund të shihni emrat e lojtarëve, pozicionet e tyre, të vendosur sipas modulit 3-4-3, si dhe diçka unike nga secili, në këtë periudhë 8-vjeçare. Ky formacion përbëhet nga: Buffon – Barzagli, Bonucci, Chiellini – Vidal, Pirlo, Marchisio, Pogba – Del Piero, Tevez, Ronaldo.

Related posts

“EURO 2020″/ Spanja mposht me “MANITA” Kroacinë dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari i dorëzuar, Binotto: Mos prisni një makinë fituese në Austri

Delo.autor

GOLAT/ Fitore historike, Holstein Kiel mposht 4-2 Dortmundin! Leverkusen tri pikë me Xhakën në fushë

F.autor

Leave a Comment