Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Leonardo siguron blerjen e parë me yllin brazilian…

Prej kohësh drejtori sportiv i Milani, Leonardo po negocionte me Gremio për të arritur një rrugë të mesme për të marrë shërbimet e Everton Soares.

Së fundi, mediet në Itali dhe në Brazil kanë bërë me dije se Gremio dhe Milan e kanë arritur marrëveshjen e tyre financiare për të realizuar kalimin e 23-vjeçarit në qershor në Milano.

Për sulmuesin anësor klubi brazilian kërkonte 35 milionë euro. Mirëpo Leonardo e ka zgjidhur këtë duke futur në klauzolë disa bonuse për klubin, nëse Soares kap shifrat e përcaktuara.

Gjithsesi shifrat konkrete të operacionit nuk janë bërë me dije dhe braziliani do të vishet kuqezi në përfundim të këtij sezoni, me përjashtim të ndonjë ndodhie të madhe.

Për Soares interes të forta ka pasur edhe nga Manchester City, por Leonardo është gjithmonë një hap para me lojtarët dhe talentet që vijnë nga Brazili.

Këtë sezon sulmuesi ka luajtur në 7 ndeshje si titullar dhe 3 të tjera si zëvendësues, duke shënuar 4 gola.

Related posts

“TË ZGJODHA 18 VITE MË PARË DHE DO TË ZGJIDHJA SËRISH”/ Luis Suarez dedikim emocionues bashkëshortes: Të dua me gjithë shpirt

Delo.autor

Sebastian Vettel: Ja kush është çelësi i fitimit të titullit kampion në Formula 1

Isa.Autor

E KONFIRMON LAMPARD/ Tre afrimet e reja nuk do jenë gati për fillimin e kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment