Futboll

ËSHTË NJË NGA LOJTARËT MË TË MIRË NË ZVICËR/ Taulant Xhaka rrëfen: Ndeshja më të çmendur ishte në…

Taulant Xhaka është një nga lojtarët më të mirë të Baselit, mbi të cilin trajneri bazon lojën e tij.

Mesfushori shqiptar e ndjen fanellën e Baselit dhe është një ndër lojtarët e preferuar të tifozerisë.

Së fundmi Xhaka ka dhënë një intervistë për “Blick.ch”, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarit për ndeshjen derbi me Zyrihun.

Bashkë me të ishte dhe një legjendë e skuadrës zvicerane, Alan Nef, kundërshtari i tij këtë fundjavë.

Momenti klasik?

Ka pasur shumë lojëra të mrekullueshme, por ato ndaj Zyrihut janë të veçanta dhe intensive. Një nga ndeshjet më të çmendur ishte në prillin e 2015-ës, ku ne fituam 5-1. Kishin marrë dy kartona të kuq, Gashi e Kiumiento. Embolo në atë sfidë shënoi një tripletë. Një lojë mahnitëse”.

Kundërshtari më i mirë?

Jasin Skihau.

Kundërshtari më i fortë?

Po ashtu mendoj se është Jasin Skihau. Ai ishte në formë të mirë atëherë. Ishte i gjatë, i shpejtë dhe driblues, një lojtar shumë i mirë.

Goli më i bukur?

Ka pasur shumë gola të bukur dhe shpresoj të vijë të tjetër. Por mendoj se goli i shënuar në dhjetor, pas krosit që ka dhënë Raul Petrera.

Humbja më e hidhur?

Personalisht nuk kam pasur humbje ndaj Zyrihut.

Derbi më i nxehtë jashtë vendit?

Arsenal-Totenhem, gjithmonë është një ndeshje intensive.

Filmi i preferuar?

Titaniku.

Makina e preferuar?

Beetle VW.

Kënga e preferuar?

Cheri, Cheri Lady of Modern Talking.

Darka klasike?

Një pizza e mirë.

Related posts

NGA BUFFON TEK FILIPPO INZAGHI/ Ish-sulmuesi gjirokastrit zgjedh 11-shen më të mirë (FOTO)

Delo.autor

Pas barazimit të mbrëmshëm, Valverde vjen me një kërkesë të “çmendur”

Sadik.Autor

Hazard apo Neymar? Ja kë duan tifozët e Realit për të qenë trashëgimtari i Ronaldos

Isa.Autor

Leave a Comment