Futboll Kategoria Superiore Sport

SEMINARE SPECIALE NGA UEFA/ Ja kush është gjyqtari shqiptar i përzgjedhur për teknologjinë VAR

Aplikimi i teknologjisë në futboll, referuar arbitrimit, kërkon edhe specializimin e skuadrës së “xhaketave të zeza”. MMësohet se siç vendi ynë po përgatitet për të aplikuar teknologjinë në arbitrim, ashtu do të bëhen gati edhe “xhaketat e zeza” për të marrë leksionet e duhura.

Gjyqtari i përzgjedhur është Enea Jorgji. Ky i fundit do të nisë të marrë pjesë në seminare të posaçme që UEFA i organizon me gjyqtarët për të treguar praktikat e funksionimit të VAR-it dhe për të marrë leksionet e nevojshme.

Arbitri kryesor me stemën e FIFA-s pritet të jetë përfaqësuesi i parë i Shqipërisë që do të marrë leksionet e nevojshme referuar sistemit VAR, por me afrimin e datës së aplikimit në vendin tonë, lind nevoja e seminareve edhe në vendin tonë, qoftë me pjesën tjetër të gjyqtarëve apo edhe me ekipet, stafet e tyre dhe futbollistët.

Related posts

DE ROSSI BESNIK NDAJ ROMËS/ Ja çfarë i bën tifozit me fanellën e Juventusit

F.autor

ATMOSFERA E DERBIT/ Babai i Leos PËRLOT policët, kontrolle të rrepta sigurie dhe asnjë…

Isa.Autor

REALIZOI ËNDRRËN PËR TË LUAJTUR TEK BARCELONA/ Por mbrojtësi Emerson tregon arsyen pse klubi e largoi

Delo.autor

Leave a Comment