Futboll Seria A Sport

NGA JUVENTUSI DERI TEK LOJTARI MODEL/ Joao Cancelo rrëfen: Kur stërvitesh me më të mirët…

Zhoao Kanselo ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Juventusit këtë sezon. Pas një viti tek Interi ai kaloi te Juventusi, ku u shpall kampion që në sezonin e parë. Në një intervistë për “DAZN”, portugezi ka folur për kalimin nga Interi te Juventusi, Alegri dhe deri te lojtari i tij model.

Interi? “Kur erdha në Itali ishte një ndryshim radikal për mua, vija nga Spanja ku prevalon teknika, ndërsa këtu taktika është me të vërtetë një pjesë thelbësore. Për mua muajt e luajtur te Interi më ndihmuan të vija te Juventusi, klubi më i mirë në Itali, me trajner Alegrin, një ndër më të mirët në botë nga i cili kam akoma shumë për të mësuar.”

Juventusi? “Këtë vit kam mësuar shumë, me njerëz, shokë dhe profesionistë të mëdhenj. Dua të vazhdoj te Juventusi, të vazhdoj të shkruaj të ardhmen time këtu. Jam përmirësuar shumë në një vit këtu, në çdo aspekt. Kur stërvitesh me më të mirët, automatikisht edhe ti përmirësohesh.”

Probleme me Alegrin? “Kam dëgjuar të flitet shumë nëpër rrjetet sociale, por sinqerisht unë nuk kam  punë me këto. Alegri është një ndër më të mirët në botë, për të kam folur gjithmonë mirë. Pse duhet të  pëlqeja postimet që thoni? Nuk ka asnjë kuptim.”

Lojtari im model? “Pa dyshim Dani Alves është anësori që vlerësoj më shumë. E kam ndjekur që kur fillova të luaj futboll dhe e ndjek që prej kohës kur ishte te Sevija”.

Ronaldo? “E përshkruaj kështu: punë, talent dhe dedikim.”

Related posts

NGA KUPA E LBERTADORES TEK BURGU PËR TRAFIK DROGE/ Mefushori Viafara: Dikur luaja me Messi-n, tani…

Delo.autor

MANNY PACQUIAO RIKTHEHET NË RING/ Ja kush është kundërshtari i Filipinasit

Isa.Autor

NDESHJA ME LUFTËTARIN/ Ja 5 mungesat e sigurta për trajnerin Shehi në këtë sfidë

Delo.autor

Leave a Comment