Futboll La Liga Sport

FLET PËR TË ARDHMEN E TIJ SI “BLAUGRANA”/ De Jong befason: Nuk pres që të jem menjëherë…

Modesti dhe ambicie. Frenkie de Jong, i blerë nga Barcelona për 75 milionë euro plus 11 milionë që do të arkëtohen nga Ajax në formë bonusesh, flet për të ardhmen e tij si blaugrana.

“Nuk pres që të jem menjëherë titullar. Shkoj atje me dëshirën dhe qëllimin që të punoj fuqishëm, por gjithashtu edhe me shpresën që më pas të fitoj një vend titullari”, deklaroi De Jong.

“Partnerja ime është nisur për në Barcelonë me qëllim që të gjejë shtëpi. Kam nisur të studioj për të mësuar spanjishten në shkollë. Tani më mbetet vetëm të falënderoj Ajax, është një klub i mrekullueshëm. Është mëkat ta lë, por jam i lumtur të shkoj te Barcelona”, vijoi mesfushori holandez, sikurse citohet nga “Mundo Deportivo”.

Related posts

Formacionet zyrtare: Manchester United – Brighton

Q.Autor

NGA STRAKOSHA TEK HYSAJ/ Ja 11 yjet më të shtrenjtë të Kombëtares. Formacioni i artë kushton…

Delo.autor

RRITJA METEORIKE E KOSOVËS/ Fitorja e Feronikelit rrit koeficientin në UEFA

F.autor

Leave a Comment