Futboll Sport

GAFA E PORTIERIT QË E BËRI “VIRALE”/ Në SHBA shënohet “autogoli i shekullit” (VIDEO)

Kur e shikon këtë video, me të vërtetë ngre dyshimin: ku e kishte mendjen portieri i New York City, çfarë ishte duke menduar në atë moment fatal, që e bëri “viral” në krejt globin? Te loja dhe topi, që po i pasohej në këmbë, me siguri jo, ndryshe nuk do të bënte një gafë të tillë, duke pësuar “autogolin e shekullit”. I pabesueshëm kontroll i dobët i topit dhe vetëmbrojtja në këtë rast.

Sean Johnson merr nje pasim nga bashkëlojtari i tij, është i vetem dhe i pashqetësuar nga askush, topi i shkon fare lehte në këmbë, por gabon rëndë, në tentativën për ta kontrolluar “sferën”. Del huq dhe topi përfundon në rrjetë. Autogol qesharak, që ka bërë xhiron e botës në media dhe rrjetet sociale. Një “damkë” e madhe për karrierën e portierit 29 vjeçar…

Related posts

Kovacic drejt rikthimit në kampionatin ku tregoi aftësitë e tij më të mira

Sadik.Autor

E KËRKOI TEUTA DHE FLAMURTARI/ Osmani u jep fund dilemave, vendos për të ardhmen

Isa.Autor

Juventusi si supermarket, PSG-ja dhe Murinjo tentojnë të “zhvasin” zonjën e vjetër

Q.Autor

Leave a Comment