Futboll Sport

Gattuso nuk është ai i dikurshmi, thotë se ndihet i vjetër për zënkat në fushë

Ndeshja mes Milan dhe Lazio e luajtur mbrëmë ishte shumë emocionuese për gjatë 90 minutave, por edhe pas vërshëllimës së lojtarit.

Pas fitores minimale të Milan (1:0), pati disa momente të tensionuara pas përfundimit të takimit, ku lojtarët e të dy skuadrave u përfshinë në një zënkë.

Kur po ndodhnin këto ngjarje, trajneri i Milan shihej teksa bënte të pamundurën që të qetësonte lojtarët për të parandaluar një diçka më të madhe.

Pas ndeshjes, me pakëz shaka, italiani ka thënë se kombinimi i moshës dhe përgjegjësisë ka bërë që ai të shmang veprimet që dikur shquhej për to.

“Kur isha lojtar, isha mjeshtri për këto situata. Këto më kënaqnin” ka thënë Gattuso për ‘DAZN’.

“Tashmë kam një rol tjetër. I shoh gjërat më ndryshe. Gjithashtu, jam paksa i vjetër. Këta djem shkojnë në fitnes secilën ditë. Nuk jam aq i fortë sa isha dikur” ka thënë tutje trajneri i Milan.

E gjithë situata u nxit nga Luiz Felipe i Lazio dhe nga anësori i Milanos, Fabio Borini, të cilët shkëmbyen disa llafe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

Related posts

“EURO 2020″/ Ish-trajneri Wenger nominon super favoritin e Europianit, kërcënimi vjen nga Anglia

Delo.autor

PAS ZYRTARIZIMIT TË SANCHO-S TEK MANCHESTER UNITED/ Solskjaer thur elozhe: Ai mishëron llojin e futbollistit…

Delo.autor

Botërori i çudirave/Kupa e Botës “Rusi 2018” nuk ka asnjë skuadër kampione

Sadik.Autor

Leave a Comment