Formula 1 Sport

“ËSHTË ËNDRRA IME”/ Mick Schumacher jep lajmin e madh: Së shpejti në Formula 1

“Edhe nëse nuk jam në pistë, mendja ime është gjithnjë aty, te garat. Ëndrra ime është të garoj në Formula 1”, u shpreh Mick Shcumacher për “Formula1.com”.

Djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, ndihet gati për të debutuar në kampionatin më të bukur të automobilizmit. Këtë sezon ai duhej të debutonte me Alfa Romeo Racing në provat e lira të ditës së premte në pistën gjermane të Nurburgring, por koha e keqe prishi planet.

Mick garon në Formula 2, ku është lider. Gjithsesi, sezoni i tij i parë në këtë kampionat ka qenë i vështirë: “Në një farë mënyre, atë vit nuk pata shumë fat. Makina kishte probleme besueshmëria dhe disa kontakte në pistë më penguan. Gjithsesi, kam treguar gjithnjë një ritëm të mirë dhe kjo kishte rëndësi”.

“Dua të kaloj në Formula 1 dhe mendoj se jam i përgatitur për këtë hap të madh. Për ta bërë këtë gjë duhet të përballem edhe me momente të vështira. Nuk them se jam 100% gati, por jam shumë pranë kalimit në Formula 1”, tha Mick Schuamcher.

Related posts

Collina jep dorëheqjen si kreu i arbitrazhit në UEFA, ja kush e zëvendëson

Isa.Autor

BEFASON NOTARJA ITALIANE/ “Do të doja RONALDON për një natë”, ja arsyeja…

Isa.Autor

ZBULON TË ARDHMEN E “JASHTËTOKËSORIT”/ Rivaldo: Ky do të jetë sezoni i fundit për Messin tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment