Futboll Seria A Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT E BUJSHME/ Ja skuadra e “panjohur” që kërkonte talentin Kean

Moise Ken është momentalisht njëriu i momentit në Itali dhe te skuadra e Juventusit. 19-vjeçari është një makineri golash, që nuk rresht së shënuari dhe tani që u ndez, nuk di të fiket.

Deri në janar te Juventusi, ishin gati ta shisnin lojtarin, i cili po ngrohte stolin, për shkak se në ekip ka lojtarë si Ronaldo, Manxukiç, Dibala e shumë emra të tjerë të “rëndë”.

Nëse në Torino do të mbërrinte një ofertë mbi 20 milionë euro, Ken do të ishte shitur. Mediat italiane zbulojnë prapaskenën e pabesueshme. Frozinone ishte ajo që kërkoi të blinte shërbimet e Ken, por Juventusi i kërkoi 20 milionë euro dhe të drejtën e riblerjes për 30 milionë euro.

Frozinone e kishte të pamundur të jepte një shifër të tillë, e cila ishte disi e rëndë për arkat e klubit.

Related posts

NUK KA PUSHIM PËR ETRIT BERISHËN/ “Gardiani” shqiptar në portë edhe ndaj Juventus

Delo.autor

SARI KRITIKON SKUADRËN/ Pres më shumë në fazën mbrojtëse

Isa.Autor

LIVE/ MODRIC “fundos” Argjentinën me një “KRYEVEPËR” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment