Futboll Seria A Sport

SFIDA CHAMPIONS NDAJ AJAXIT PO AFRON/ Ja plani B i Allegrit për Cristiano Ronaldon

Juventusit i duhet vetëm 1 pikë për t’u shpallur matematikisht kampion i Italisë, çka i jep mundësi “Zonjës së Vjetër” që të përqendrohet totalisht te Liga e Kampioneve.

Ditën e mërkurë, Juventusi do të luajë ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit ndaj Ajaxit dhe trajneri Allegri do të ketë në dispozicion Cristiano Ronaldon dhe Douglas Costan, ndërkohë që situata rreth Emre Can nuk është e qartë.

Gjithsesi, trajneri livornez nuk është i papërgatitur dhe ka përpiluar tashmë planin B për këtë ndeshje, si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe në atë sulmues.

Sa i përket Ronaldos, të dielën portugezi punoi pjesërisht me pjesën tjetër të skuadrës dhe në orët në vazhdim do të nisë sforcimet.

Nëse stafi do të mbetet i kënaqur nga riaftësimi i Ronaldos nga dëmtimi në kofshën e djathtë, atëherë ai do të jetë në skuadër për Ajaxin.

Në të kundërt, do të jetë Mandzukic qendërsulmuesi të cilit do t’i bashkohet Bernardeschi dhe një mes Dybalës dhe Cancelos, sigurisht pa harruar këtu edhe njeriun e momentit, Moise Kean.

Related posts

AKUZAT PËR PËRHAPJEN E MATERIALIT PORNOGRAFIK/ Ish-ylli i Realit në gjyq: Do të jetoj gjithë jetën me ndjenjën e fajit

Delo.autor

ATALANTA – MILAN/ “Kuqezinjtë” thellon shifrat, shënon Piatek

Delo.autor

BARCELONA-ATHLETIC BILBAO/ Finalja e Superkupës së Spanjës: Koeman synon suksesin e parë të sezonit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment