Futboll Sport

Guardiola: Është mizore, por duhet ta pranojmë. Jam pro VAR-it, por mbase…

Manchester City ka fituar ndeshjen, por është eliminuar nga Tottenham në çerekfinalet e Champions League.

Pas ndeshjes, ky ishte reagimi i trajnerit të Qytetarëve Pep Guardiola:

“Është mizore, por duhet ta pranojmë. Pas 20 minutave ishim në avantazh 3-2. Në pjesën e dytë kemi krijuar shumë raste dhe shënuam golin për të cilin kishim nevojë.

Fatkeqësisht, nuk ishte dita jonë kështu që urimet e mira Tottenham-it dhe fat të mbarë për gjysmëfinalen.

Unë e mbështes VAR-in, por mbase nga një kënd goli i Fernando Llorente-s ishte me dorë, mbase nga këndi që e pa arbitri nuk ishte.

Goli i Sterling në fund? Arbitrat e studios e cilësuan të parregullt. Humbëm një penallti në ndeshjen e parë, por jam shumë krenar për lojtarët dhe tifozët.

Nuk kam dëgjuar zhurmë aq të madhe sa sot që kur kam ardhur te Man City, por futbolli është i paparashikueshëm.”

Related posts

PO SHKËLQEN EDHE KOMBËTAREN/ Në Poloni duan që Shehu të zgjasë kontratën

F.autor

“ME KËTË FANELLË KA FITUAR “TOPIN E PARË TË ARTË”/ Fernandesh zbulon bisedat: Ronaldo pyet shpesh për “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

E KRYER/ Mungon vetëm zyrtarizimi, Riberi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

F.autor

Leave a Comment