Futboll Sport

HUMBJA NË SHKODËR I KUSHTOI STOLIN PANUCCIT/ Arlind Ajeti: Ja trajneri ideal për Kombëtaren

Kombëtarja jonë e nisi rrugëtimin në eleminatoret e Euro 2020 me një humbje ndaj Turqisë dhe një fitore ndaj Andorrës. Humbja në Shkodër ndaj kombëtares turke i kushtoi stolin Kristian Panuçit, i cili u shkarkua pas asaj ndeshje.

Kohët e fundit temë kryesore në kombëtare ka qenë zgjedhja e trajnerit të ri dhe emrat e përfolur kanë qenë të shumtë. Lidhur me këto çështje ka folur mbrojtësi Arlind Ajeti, i cili është rrëfyer për “A2 CNN”.

PANUÇI – “Panuçi e ka mbajtur skuadrën vetëm në hotel, që të fokusoheshim gjatë gjithë grumbullimit. Ajo nuk është e mirë në aspektin psikologjik. Ndoshta Panuçi nuk arriti t’i kuptonte shqiptarët dhe Kombëtaren tonë”

TRAJNERI I RI – “Shpresoj që të vijë një trajner që e di kufirin. Besoj që italianët janë taktikisht shumë të fortë dhe nuk besoj që është ide e keqe”.

Në fund të muajit mars, Arlind Ajeti u përjashtua nga Grasshopper, me vendim të trajnerit Stipiç. Mbrojtësi 25-vjeçar zbulon arsyet, ndërsa tani që drejtuesi i stolit ndryshoi, mori edhe një lajm tepër të mirë. “Besoj dhe shpresoj që do të kem përsëri shanse tani”, përfundoi Ajeti.

Related posts

TRONDITET Atletico! UEFA merr këtë vendim për klubin spanjoll

Sadik.Autor

MENDOJNË PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Drejtuesit “bardheblu” të gatshëm për të rikthyer sulmuesin…

Delo.autor

NJIHET PËR LINJAT E SAJ BOMBASTIKE/ Më seksi se kurrë, e fejuara e futbollistit anglez “ndez” tifozët e Romës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment