Bundesliga Futboll Sport

SHOKUESE NË GJERMANI/ Pëson atak kardiak në stadium duke ndjekur skuadrën e djalit

Ditën e djeshme nuk është luajtur vëtëm në Shqipëri dhe në Ligën e kampionëve, por futbolli është luajtur dhe në Kategorinë e Dytë gjermane.

Këlni është ndeshur me Duisburgun në transfertë, në një sfidë spektakolare, e cila ka përfunduar në barazim të çmendur 4-4.

Por spektakli dhe golat kaluan në rradhë të dytë, pasi në stadium ka ndodhur një ngjarje, që ka tronditur trajnerin e Këlnit.

Markus Anfang, është larguar urgjentisht drejt spitalit duke e lënë lojën, për shak se i ati pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes.

Për t’u theksuar është fakti se babai i trajnerit ndodhei në stadium duke ndjekur ndeshjen. Personi në fjalë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe i gjithë stafi i ekipit i kanë qëndruar në krah trajnerit të tyre.

Related posts

PAS FITORES NDAJ NEWCASTLE/ Flet trajneri Klopp: Nisa të shijoj futboll pas minutës së…

Delo.autor

FORMULA 1/ Befason Ferrari, dominon provat e lira në Holandë. Probleme për Hamilton

Delo.autor

MPOSHTI KORONAVIRUSIN/ Futbollisti i Partizanit gati për sfidën ndaj Teutës

Delo.autor

Leave a Comment