Futboll Sport

Inter futet në garë për talentin e Ajax

Pas paraqitjeve fenomenale me skuadrën e Ajax, si në kampionatin e Holandës, poashtu edhe në Ligën e Kampionëve, mesfushori maroken Hakim Ziyech ka tërhequr vëmendje të madhe.

Pas interesimit të Romës, ‘France Football’ raporton se edhe Inter i është bashkuar garës për shërbimet e yllit të Ajax.

‘Nerazzuri’ kanë shënjëstruar lojtarin për sezonin e ardhshëm dhe janë të interesuar të bëjnë një ofertë për të gjatë kësaj vere.

Ziyech ishte afër kalimit në Serie A edhe sezonin e kaluar, me skuadrën e Romës që tregonte interesim të madh për të, por ‘Giallorossët’ vendosën ta transferojnë Javier Pastoren.

Reprezentuesi i Marokut, i cili ka shënuar 19 gola këtë edicion me gjigantin holandez, vlerësohet me 35 deri në 40 milionë euro.

Për shërbimet e lojtarit thuhet se janë të interesuara edhe Barcelona, Liverpool dhe dy skuadrat nga Mançesteri.

Related posts

LARGIMI I KARIUS/ Klopp: Prej tij gati shkatërrova blerjen e Alisson

Isa.Autor

Botërori 2018/ Belgjika e përjashtoi, por ylli do të “shkojë” në Rusi!

Sadik.Autor

BELGJIKË-ANGLI/ Ylli i Napolit mrekullon me goditje dënimi dhe ndëshkon “3 Luanët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment