Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT PËR SFIDAT E SERIE A/ Milani ruan vendin Champions, ja shanset e ekipeve

Barazimi i Atalantës në “San Siro” bën që skuadra bergamaske të barazohet me pikë me Milanin, pra 52, por fakti që në ndeshje direkte, rezultatet janë në favor të kuqezinjve, bën që skuadra e Gattusos të jetë në vend të katërt në renditje, pra më lart se Gjimshiti dhe Berisha. Interi, sakaq, i shkëputur 5 pikë nga vendi i katërt, është shumë më i qetë në garën Champions.

Sakaq, Lazio ka ngecur me Sassuolon dhe fiton vetëm 1 pikë, duke mos shfrytëzuar shansin, duke qenë se ka një ndeshje të prapambetur, atë ndaj Udineses. Nëse do ta fitonte ndeshjen me Milanin, javën tjetër. sërish nuk do të mund të kalonte kuqezinjtë.

Ndjek Roma me 1 pikë më poshtë se dyshja Milan-Atalanta, ndërsa edhe Torino është në garë, pas barazimit 0-0 në fushën e Parmës. Skuadra e Mazzarrit, megjithatë, nuk shihet si favorite në garën për Champions.

Më poshtë, kalendari në vijim i katër skuadrave të përfshira më shumë në luftën Champions. Vlen për t’u theksuar  se, nëse Milani mund Lazion në “San Siro”, kuqezinjtë do të ishin superioritet ndaj 3 ekipeve rivale për Champions, duke qenë se në ndeshjet direkte ka bilanc pozitiv (Roma, Atalanta, Lazio).

MILAN (52 pikë)

Milan-Lazio

Parma-Milan

Torino-Milan

Milan-Bologna

Fiorentina-Milan

Milan-Frosinone

SPAL-Milan

 

TALANTA (52 pikë)

Atalanta-Empoli

Napoli-Atalanta

Atalanta-Udinese

Lazio-Atalanta

Atalanta-Genoa

Juventus-Atalanta

Atalanta-Sassuolo

ROMA (51 pikë)

Roma-Udinese

Inter-Roma

Roma-Cagliari

Genoa-Roma

Roma-Juventus

Sassuolo-Roma

Roma-Parma

LAZIO (49 pikë, pa 1 ndeshje)

Milan-Lazio

Lazio-Udinese

Lazio-Chievo

Sampdoria-Lazio

Lazio-Atalanta

Cagliari-Lazio

Lazio-Bologna

Torino-Lazio

Related posts

GJITHÇKA NË KUSHTE OPTIMALE/ Përfundon shtrimi i tapetit të ri, shihni si duket “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

Ukraina konfirmon Shevchenkon në kombëtare deri në vitin 2020

Sadik.Autor

“NE ISHIM PËRGATITUR MIRË DHE FITUAM NDAJ VERONËS”/ Gjimshiti: Jemi të zhgënjyer pas eliminimit nga Realit…

Delo.autor

Leave a Comment