Futboll Sport

SPALLETI ANALIZON FITOREN/ Loja e Icardit dhe pse Perisic gjuajti penalltinë

Luciano Spalletti thekson se Frosinone i ka kujtuar Interit se asgjë nuk ka përfunduar në luftën për një vend mes katër më të mirëve.

Zikaltrit fituan në transfertë 3-1, teksa pas ndeshjes tekniku theksoi: “E pamë se në momentin që ndihemi të sigurt, mund të pësojmë një goditje të rëndë. Duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë kohës.

U ndodh të gjithëve, por mbase më shumë i ndodh Interit. Kur mendon se gjithçka ka përfunduar, atëherë bëhesh i butë. Frosinone nuk kishte asgjë për të humbur, kështu që objektivi i tyre ishte të bënin një lojë sa më mbresëlënëse. Prandaj ishte një test i vështirë për ne, sepse Frosinone mund të luante me qetësi dhe pa presion.

Icardi luajti mirë sot, duke mos vrapuar shumë thellë. Avantazhi ynë i madh është prapavija solide. Ka ndodhur disa herë që nuk kemi vrarë ndeshjet, kështu që padyshim që është diçka që duhet të përmirësojmë.

Penalltia? Kemi tre-katër lojtarë që mund t’i godasin dhe kam besim te lojtarët që ta zgjidhin mes tyre”.

Related posts

DIKUR ISHTE RIVAL ME RONALDON/ Ja trajneri që Juventusi dëshiron në stol

Delo.autor

Paratë i keni në zarf, merrini nëse jeni të zotë, lojtarët e Kamzës humbën 8 mijë euro premio

Q.Autor

TËRMETI TRAGJIK/ Klubi “Shkëndija e Tetovës” do të japë të ardhurat nga shitja e biletave për të prekurit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment