Futboll Kategoria Superiore Sport

“TIRANA DO KISHTE VETËM 10 TITUJ”/ Bejzade: Te Vllaznia të mos luajnë si balerina

Nuk kanë fund po lemikat pas ndeshjes Laçi-Vllaznia. Momenti që shkaktoi debat ishte goli i anuluar i shkodranëve. Gjurgjeviç shënoi, por goli u anulua pasi Da Silva kishte prekur topin me dorë në fillim të aksionit. Arbitri kryesor u konsultua me VARin dhe e anuloi.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar sekretari i klubit të Vllaznisë, Blendi Dibra. Ai ka bërë një postim në “Facebook”, ku identifikon rregullin që kur duhet të anulohet goli. Ai ka vendosur edhe një video të një ndeshjeje të Kupës FA, në Angli, duke bërë paralelizëm me golin e Vllaznisë. Ja sqarimi i Dibrës:

“Në lidhje me golin e anuluar të Vllaznisë në ndeshjen LaçiVllaznia, të gjithë po flasin po asnjë nuk asht në gjendje me tregu se në çfarë rregulli e mbështesin atë që flasin. E meqë nuk lexojnë, por as nuk shohin, për sqarim: 1. Në aspektin e rregullit të aplikuar, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) (lexoni postimin origjinal në ‘Twitter’, 7 qershor 2021) duke filluar nga sezoni 2021-‘22, ka ndryshuar rregullin duke përcaktuar:

‘Prekja aksidentale e topit me dorë nga një shok i skuadrës përpara shënimit të golit dhe prekja aksidentale me dorë duke krijuar një mundësi shënimi NUK quhet faull’. 2. Në zbatim praktik: Ndeshja e luajtur ditën e premte, datë 4 shkurt 2022, ndërmjet Midëllësborout dhe Mançester Junajtidit 1-1, lojtari i Midëllësborout, Mat Krooks, shënon pas asistit të shokut tij të skuadrës, i cili e prek dukshëm topin me dorë, ku dora nuk ndodhet në pozicion natyral dhe e hapur. Goli jo vetëm konsiderohet i rregullt, por edhe VAR nuk e vë në diskutim rregullsinë e këtij goli. Lexoni, shihni, pastaj dilni në media dhe gjykoni”.

BEJZADE – Të shumtë kanë qenë komentet e lëna në profilin e sekretarit Dibra në lidhje me postimin e mësipërm. Mes tyre bie në sy komenti “pikant” i ish-sulmuesit të Vllaznisë dhe disa skuadrave, Skerdi Bejzade. “Arusha” ka kritika për lojën e lojtarëve të Vllaznisë, që luajnë si balerina, si dhe i kujton Dibrës se nëse marrin shembuj nga Anglia, i bie që Tirana të ketë 10 tituj kampionë. Ja komenti i Bejzades për sekretarin e Vllaznisë, Blendi Dibra:

“O Blendi, po të merrnin shembujt nga Anglia, do i binte që Tirona veç 10 kampionate të kishte. Prandaj, mos u qaj shumë se më përpara, plus masakrimit të arbitrit, kishte edhe dhunë në fushë e jashtë saj. Thuaju futbollistëve të shtrëngohen, në qoftë se duan me dalë kampion. Ka ndeshje që duhen fituar edhe me arbitrin kundër, e jo me luajt si balerina”.

Related posts

DRAMA E YLLIT TË BARCELONËS/ “Xhevahiri” Fati operohet në sekret, por ndoshta nuk mjafton

Delo.autor

E “ÇMENDUR” PAS TEKNIKUT PORTUGEZ/ Njihuni me gruan që e ka mbushur trupin me 38 tatuazhe të Mourinhos (FOTO)

Delo.autor

Në Shqipëri mund të luajë vetëm me Kukësin, Nijas Lena vendos për të ardhmen

Q.Autor

Leave a Comment