Futboll La Liga

Katastrofë për Barcelonën, Pique lëndohet dhe mungon një muaj

​Gerard Pique është lënduar në ndeshjen e djeshme ndaj Espanyolit, e cila përfundoi baras 1:1

Barcelona ka marrë një lajm shumë të keq pas ndeshjes me Espanyolin në La Liga, pasi Gerard Pieue e ka përfunduar ndeshjen i lënduar.

Katalonasi luajti deri në fund, por testet mjekësore tregojnë se ai ka pësuar një lëndim muskulor.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, Pique pritet të mungojë deri në një muaj, duke humbur kështu disa ndeshje shumë të rëndësishme.

Ai pritet të mungojë në gjysmëfinalen ndaj Valencias në Copa Italia dhe në dy ndeshjet ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka probleme ta zëvendësoi Piquen, pasi Vermaelen është i lënduar ende dhe zgjedhje e vetme mbetet qendërmbrojtësi Yerry Mina, që u transferua gjatë janarit.

Related posts

“Vrasësi” i Interit dhe ëndrrës së Fenomenit sot “luan”… në poltron!

F.autor

E BUJSHME/ Lojtari i Manchester Cityt drejt La Ligës, gati të bëjë edhe sakrificë financiare

Delo.autor

Chelsea gati t’i dëgjojë ofertat për Luiz, ekip të mëdha pas tij

Delo.autor

Leave a Comment