Champions League Futboll Sport

KËRCËNON LIVERPOOL/ Mbrojtësi i Chelsea: Do ia bëjmë si në vitin 2014 kur…

Ashtu siç bëri në vitin 2014, tashmë 5 vite më vonë, Chelsea synon t’i prishë sërish planet Liverpoolit në garën për titull.

Ndryshe nga 2014-ta kur luanin thjesht për statistika, këtë herë Blutë e Londrës luajnë për një objektiv madhor, që është kualifikimi në Champions League dhe sfida e “Anfield Road” ndaj Liverpoolit është pengesa më e vështirë për Chelsean në këtë fund sezoni për të siguruar një vend në 4-shen e parë.

Megjithatë në kampin e skuadrës së Sarrit janë optimistë. Mbrojtësi spanjoll, Cesar Azpilicueta, ka bindjen se Chelsea mund t’i prishë punë Liverpoolit dhe mund të largohet me një rezultat pozitiv nga Anfield Road.

E mbaj mend atë fitore të para 5 viteve në ‘Anfield’, e cila na ka lumturuar pa masë. Gjithsesi objektivi ynë nuk është të pengojmë Liverpoolin në garën për titull, por thjeshtë të luajmë sa më mirë ndeshjen tonë, pasi kemi nevojë për pikë. Duhet të tregojmë të njëjtin nivel të ndeshjeve të fundit dhe të mbrohemi mirë, pasi Liverpooli ka një sulm vërtet të frikshëm. Kemi treguar në këtë sezon se dimë ta mundim Liverpoolin, prandaj kam besim”, deklaroi Azpilicueta.

Related posts

OPERACIONI “FSHESA”/ Tek Barcelona me “valixhe në duar” janë 8 lojtarë, mes tyre edhe…

Delo.autor

NDRYSHIMI I NUMRIT TË LEJUAR PËR NJË LOJË/ Konfirmohen 5 zëvendësime edhe për sezonin tjetër, pritet fjala e Ligave

Delo.autor

E PABESUESHME/ Rikthim në kombëtare? BUFFON jep përgjigjen PËRFUNDIMTARE

Isa.Autor

Leave a Comment