Futboll Premier League Sport

BESON TEK MREKULLIA/ Ish-sulmuesi i Manchester United: Jam i bindur se…

Ish-sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, është me Mikel Arteta-n dhe e mbështet pavarësisht momentit delikat që po kalon Arsenal-i i tij.

“Arsenal-i është me të vërtetë në vështirësi, por mendoj se Mikel Arteta mund ta ndreqë këtë situatë”, ka thënë bullgari për Betfair.

“Javën e kaluar kam thënë se Arteta-s i duhej më shumë kohë dhe pas atyre fjalëve kanë pësuar edhe dy humbje të tjera. Megjithatë, duhet të themi të vërtetën: Arsenal ka luajtur kundër Everton-it në Premier League dhe Manchester City-t në Kupë. Kundërshtarë aspak të lehtë”.

“Topçinjtë tregojnë se janë të gatshëm të luftojnë, por deri tani skuadra nuk ka qenë në nivelin që pritej. Arteta është një trajner i ri. Jam i bindur se do të bëjë mirë, po t’i jepet kohë”.

Related posts

Kukësi akord me portierin e Kosovës, Enea Koliçi drejt Partizanit

Sadik.Autor

E BUJSHME/ “Përbindëshi” Ronaldo kërkohet nga klubi ku u bë i njohur, ja oferta që pritet t’i bëjnë Juventus…

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Pochettino do 180 mln € për merkaton dhe “blindimin” e yjeve si Kane dhe Alli

Sadik.Autor

Leave a Comment