Futboll Sport

Klopp nis misionin për “rrëmbimin” e sulmuesit brazilian

Sipas raportimeve nga Brazili, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp së fundmi është takuar me menaxherin e yllit Brazilian të Everton, Richarlison.

Sulmuesi i Brazilit që debutoi në përfaqësuese në shtator, u bashkua me Everton verën e kaluar kur u transferua nga Ëatford në një marrëveshje fillestare me vlerë prej £35milionë.

Që nga transferimi në “Goodison Park”, braziliani Richarlison ka realizuar 13 gola në 33 ndeshje. Kontrata e tij me Everton skadon në verën e vitit 2023, por shumë klube të interesuara kanë nisur tashmë gjurmimin e sulmuesit brazilian dhe ndryshime priten në muajt e ardhshëm.

Referuar raportimeve të “UOL Esporte”, përfaqësuesi i Richarlison, Renato Velasco ka vizituar së fundmi shtëpinë e trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp. Gjithsesi, përmbajtja e diskutimit të tyre mbetet e panjohur, ndërkohë që konfirmohet se menaxheri Velasco nuk zotëron asnjë klient tjetër në Europë.

Nga ana tjetër Klopp ka shprehur hapur admirimin e tij për sulmuesin e ri brazilian, madje që përpara përballjes mes Liverpool dhe Everton në dhjetor të zhvilluar në Anfield.

Klopp pritet të përforcojë edhe më tej vijën e sulmit të të kuqve këtë verë, sidomos me largimin e Daniel Sturridge, në përfundim të kontratës, si dhe me të ardhmen e paqartë të Divock Origi.

Related posts

Inter nuk heq dorë nga Mkhitaryan, gati oferta zyrtare në janar

Q.Autor

Pas Liverpool, një tjetër klub gjigant kërkon Oblak

Sadik.Autor

KAMPION PAS 11 VITESH/ Kapiteni Karabeci: Ndjenjë e veçantë, nuk e mendoja se do të

Delo.autor

Leave a Comment