Champions League Futboll Sport

KUALIFIKIMI EPIK I AJAXIT NË CHAMPIONS/ Federata holandeze në udhëkryq me kampionatin, ja arsyeja befasuese

Kualifikimi epik i Ajax për në gjysmëfinalet e Champions League ka kapur në befasi gjithë botën, por nuk është parashikuar fare as nga Federata Holandeze e Futbollit (KNVB), që tashmë kërkon të shtyjë dy javët e fundit të kampionatit.

Arsyeja? KNVB e planifikoi pjesën e dytë të kampionatit në dhjetor dhe nuk e mendoi fare se Ajax mund të shkonte kaq larg në Champions League. Tani ndeshjet De Graafschap-Ajax dhe Tottenham-Ajax duhet të luhen në 28 dhe 30 prill, sepse UEFA ka vendosur që Ajax të luajë në një ditë të martë, në një kohë që ka kampionat të dielën. Natyrisht, është e pamundur që Ajax të luajë brenda 2 ditësh, pasi ndalohet edhe me rregullore nga UEFA, por nuk lejohet as të luhet të premten apo të shtunën, sepse dy javët e fundit të kampionatit duhet të luhen në një ditë dhe në një orë.

Fillimisht KNVB mendoi ta zgjidhte problemin duke spostuar të premten ose të shtunën gjithë javën e parafundit, por ishte e pamundur, sepse policia nuk garanton dot mbarëvajtjen e ndeshjeve, për shkak të disa festave kombëtare.

Tani KNVB duhet të shtyjë të dyja javët e fundit, por kjo krijon kaos me ndeshjet play-off për mbijetesë dhe ato për Europa League, pa harruar që disa stadiume kishin planifikuar gjërat për javën e fundit, më 19 maj. Po ashtu, shumë tifozë kishin prenotuar pushimet në bazë të përfundimit të kampionatit më 19 maj.

Nuk është hera e parë që KNVB e bën lëmsh, sepse edhe para disa javësh shtyu dhe vendosi (pa aprovimin e Zwolle) që të luhej në mesjavë ndeshja Zwolle-Ajax (Ajax kishte ndeshje në Champions), në një moment kur Zwolle kishte ndeshje delikate për mbijetesë dhe u detyrua të luante 3 ndeshje në 7 ditë. Largpamësi e admirueshme!

Related posts

BARYERNI DYFISHON SHIFRAT/ Ka shënuar golin përsëri Goretzka (VIDEO)

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Shaqiri lë pas dhe CR7-n, shikoni sa kushton futbollisti shqiptar (FOTO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Talenti francez me Covid-19, humbet kombëtaren dhe fillimin e sezonit

Delo.autor

Leave a Comment