Futboll Shqipëri Sport

LASKA E NDOQI DERI NË TIRANË ME BMW/ Ja prapaskenat e sherrit me Halilin

Presidenti i Laçit, Pashk Laska, u shoqërua ditën e sotme në Polici, pas sherrit me presidentin e Tiranës Refik Halili, ndodhur në përfundim të ndeshjes së luajtur sot për Kupë.

Siç mëson “Panoramasport.al”, përplasja ka ndodhur pas përfundimit të takimit, ku presidenti i Laçit e ka ndjekur Halilin me makinë BMW, dhe pasi të dy janë ndalur, ai ka goditur Halilin.

Për momentin, Laska mbahet në ambientet e komisariatit nr. 6 në Tiranë. Bashkë me Laskën janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Ishte presidenti Refik Halili, ai që bëri kallëzim në komisariatin 6 në kryeqytet, për rrahje me grushte. Policia, pasi e ka shoqëruar në ambientet e saj Laskën, pas disa orësh ka vendosur që ta hetojë në gjendje të lirë.

Related posts

INTER-SAMPDORIA/ Asllani-Mikhitarian balotazhi për mesfushën, Lukaku e nis nga… (FORMACIONI I MUNDSHËM)

F.autor

E ARDHMJA NË PIKËPYETJE/ Chelsea “tremb” Romën, Lukaku drejt Arabisë Saudite?

F.autor

FORMULA 1/ Covid ka ndryshuar gjithçka, shikoni si ia japin trofeun me robot Hamilton (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment