Futboll Sport

SKANDAL TEK KOMBËTARJA E ANGLISË/ Dy lojtarët fusin vajza pa leje në dhomën e hotelit (VIDEO)

Dy lojtarët e kombëtares së Anglisë, Fill Foden dhe Mejson Grinoud mund ta kenë futur veten në telashe të mëdha. Sipas medias islandeze “DV”, lojtari i Mançester Junajtid dhe ai i Mançester Sitit kanë futur dy vajza pa leje në dhomën e hotelit pas ndeshjes së fituar ndaj Islandës 0-1.

Dy lojtarët kanë thyer edhe rregullat e distancimit social prej Covid-19. Foden dhe Grinoud pritet të ndëshkohen rëndë nga federata angleze e futbollit. Një nga vajzat ka shpërndarë një video të shkurtër në rrjetet sociale që tregon pikërisht dy lojtarët e Anglisë në dhomën e hotelit.

Related posts

ZYRTARE/ Myrto Uzuni do të drejtohet nga ish-trajneri i Dortmundit

Delo.autor

TRONDITET PSG/ Trajneri Tuchel me dhimbje koke, humb yllin kryesor për ndeshjen ndaj Dortmund…

Delo.autor

PAS DËMTIMIT NË MIQËSOREN ME KATARIN/ Ja 3 kandidatët për të zëvendësuar Neymarin tek Brazili

Delo.autor

Leave a Comment