Futboll Seria A Sport

SUSO DREJT LARGIMIT NGA MILANI/ Ja vendimi i klubit për yllin në merkaton e verës

Prej gati një viti, Jesus Suso kërkon një rritje të rrogës dhe modifikim të kontratës, duke qenë i gatshëm të anulojë klauzolën që, të paktën në qëllime, e vendosin në qendër të propozimeve që vijnë nga jashtë Italisë.

Në anën tjetër, Milani është ende i dyzuar. Motivi lidhet me faktin se drejtuesit kuqezi janë të bindur për të synuar një tjetër profil futbollisti, ndoshta më të rëndësishëm se sa spanjolli. Kështu, “nyja” nuk zgjidhet, aq sa Suso vazhdon të jetë mes atyre lojtarëve që në merkaton e verës janë me valixhe në duar, në pritje të një oferte të rëndësishme.

Sepse, të paktën deri tani, oferta konkrete nuk kanë mbërritur ende. Klauzola për prishje kontrate prej 38 mln eurosh nuk është e lartë, por aq sa për të bindur Milanin që çmimi ose vlera e ish-lojtarit të Liverpool është pikërisht e duhura. Arsenali e ka ndjekur me një mbikqyrës për disa javë, ndërsa më pas marrëveshja është bllokuar.

Sarri e donte te Napoli, por te Chelsea ka gjetur futbollistë të një niveli superior, si Hazard apo William. Kështu, Suso ka përfunduar në merkato dhe Milani do të donte të investonte ato para nga shitja diku tjetër. Kujtojmë që për Suson janë paguar vetëm 1 mln euro dhe ndaj do të ishte vetëm një supervlerë e jashtëzakonshme për arkat e klubit.

Related posts

Fiorentina mposht në “Olimpico” Romën, shënojnë Benassi dhe Simeone

Sadik.Autor

JEP DISA PËRGJIGJE TË SINQERTA/ Andi Lila “pa doreza”: Ju tregoj lojtarin më të suksesshëm me femrat në Kombëtare

Delo.autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Titullari i Vllaznisë drejt firmës së kontratës me Dinamon, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment